E Shtunë, 31 Tetor 2026

Basha: Zyrë asistence për të mbrojtur nëpunësit nga shkarkimet e Ramës

bashaKryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha njëherësh kandidat për kryetar të Partisë Demokratike zhvilloi një takim me anëtarë të Partisë Demokratike në Delvinë dhe Sarandë. Gjatë fjalës së tij, Basha premtoi ngritjen e një strukture për të mbrojtur administratën aktuale nga shkarkimet që mund të bëjë qeveria e re.
Deklarata
Kreu i Bashkisë së Tiranës tha se do të luftojë me të gjitha mjetet për të mbrojtur shërbimin civil nga revanshi që pritet të fillojë me nisjen e qeverisë së re. Aksioni ynë politik duhet të nisë menjëherë. Ne do të luftojmë me të gjitha mjetet për të mbrojtur shërbimin civil nga revanshi që pritet të fillojë, nëpërmjet ngritjes së zyrave të posaçme në të gjithë territorin e vendit për të evidentuar çdo rast abuzivizmi të tillë. Ngritjen e grupeve të posaçme juridike, në mënyrë që në përputhje me ligjet e vendit, kushdo që guxon të ndërmarrë hapa të tille, të përballet në mënyrë të menjëhershme nëpërmjet sistemit juridik shqiptar me faturën ligjore, financiare dhe politike të një abuzivizmi të tillë, deklaroi Lulzim Basha. Ndërkohë gjatë takimeve me anëtarë të PD-së në Sarandë, Basha solli në vëmendje fitoren e tij kundër Edi Ramës në zgjedhjet për Bashkinë e Tiranës, ndërsa theksoi se për të arritur sërish një fitore demokratët duhet të jenë të bashkuar. Jam i bindur dhe kam besim të plotë që prape të bashkuar dhe bazuar në vullnetin e zemrave dhe mendjeve të çdo demokrati dhe demokrateje, pa përjashtim, unë do tju udhëheq përsëri drejt largimit të kryesocialistit nga pushteti që ka marrë, dhe kthimin e tij në opozitë, u shpreh kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha.

Braçe-Bashës: Merr karrigen që
po të jep tutori dhe lëri llafet

Deputeti socialist Erjon Braçe ka sulmuar dje kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha, i cili kandidon edhe për kryetar të PD-së. Reagimi i Bracces ka ardhur pas deklaratave të Bashës që akuzoi të majtën si një mazhorancë të krijuar nga një votë e deformuar. Tamam për këtë ti humbe mu në zemër të Tiranës, or Lul! Dy gjëra më bëjnë përshtypje nga fushata për Kryetar e Lulëzim Bashës: E para: Lulëzim Basha po thotë se: Edi Rama do të jetë drejtuesi i në mazhorance të krijuar nga një votë e deformuar! Janë 1 milion vota, Lul! 1 milion vota që zgjodhën të majtët! Nuk deformohen 1 milion vota, nuk ka asnjë mundësi!
Për më tepër kur përballë tyre ishte: Sali Berisha, qeveria, administrata, policia e rendit, e krimeve, e burgjeve, e doganave, e tatimeve, e pyjeve, e ndërtimit; ushtria etj., etj.
E dyta: Lulëzim Basha po thotë se: Unë e munda Edi Ramën duke e larguar nga Bashkia e Tiranës dhe siç e largova prej atje do ta largoj dhe nga qeveria për ta kthyer në opozitë! Hë mo jo!! Çfarë bëre ti Lulëzim, e munde? Po si ka mundësi? E harrove që gjykata të kthehu në fitues me një vendim tavolinë? Jo me votë Populli! Ti do përmbyske mazhorancën? Po ti ke humbur mu në mes të Tiranës! Fiks me 35 mijë vota!! 35 mijë vota or Lul! Ti nuk di të bësh betejë Lul! Ti nuk fiton dot. Ty thjesht të japin karrige, pushtet gjithashtu! Merre këtë që po të jep sërish tutori! Kaq mund të bësh ti, asgjë më shumë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›