REPORTAZH/Një ditë në Fshatin e Paqes
Pse u krijua dhe për çfarë shërben sot fshati i ngritur nga Arqipeshkvia
Nga Eva Marku
Sapo kalon urën e Bunës dhe merr tatëpjetën për në Fshatin e Paqes, nis të ndihet qetësia e natyrës dhe ajri i pastër që të zgjeron mushkëritë. Kur, të ndajnë edhe pak metra nga dera e Fshatit, një zonjë diku tek të 40-at, e pikas menjëherë faktin diçka po kërkon dhe tregohet e gatshme për të të ndihmuar. Flora, është inspektore pyjesh në Tarabosh, sapo mëson qëllimin e vizitës nxiton të miratojë idenë. Mirë se keni ardh, shumë mirë keni ba, se keni çshkruani për të, gjithçka. Është një mrekulli në vete, një vend i qetë si ato nëpër përralla. E përveç kësaj ka shërbye gjithmonë për mirë, ka kontribu në shkollimin e fëmijëve rom, ka strehu familje që kanë kenë në gjak e shumë e shumë vepra humane të tjera, nxiton të flasë ajo. Në hyrje të fshatit të Paqes na pret roja. Quhet Binak Ferra dhe me mikpritjen tipike prej malësori na shoqëron deri tek menaxheri/mirëmbajtësi i fshatit, Ded Mirashi.
Deda ka plot 13 vite që punon si mirëmbajtës dhe menaxher i fshatit që nga krijimi i tij. Ai di çdo lëvizje, çdo pemë që është mbjellë, apo rrëzuar. Çdo derë që ishte kalbur, kush kishte hyrë e kush kishte dalë. Me pak fjalë ishte tamam si i zoti i shtëpisë, dhe pse drejtor i Fshatit të Paqes është Don Gjovalin Sukaj.
Historia e krijimit
Në vitin 1998 atëherë kur forcat jugosllave pushtuan Kosovën, Arqipeshkvia e Shkodrës me në krye Monsinjor Agjelo Masafro (arbëresh i Italisë) së bashku me Shoqatën e Karitasit, drejtor i saj Pader Malio Baliu, menduam të gjejnë një mënyrë për ti ndihmuar refugjatët kosovarë. Duke mos pasur mundësinë për tiu bashkuar luftës, sigurisht për shkak të statusit, misionit që ato kishin, menduan ti vinin në ndihmë në një aspekt tjetër. Kështu hodhën idenë dhe vendosën të krijonin, ndërtonin një fshat posaçërisht për strehimin e familjeve kosovare. Në mënyrë krejt të natyrshme, ai u emërtua Fshati i Paqes. Kështu vazhduan fill me gjetjen e vendit të përshtatshëm për ndërtimin e tij. Kërkuan në disa zona, dhe një ditë morën rrugën drejt e në Shirokë. Aty pikasën një fshat të vogël, i rrethuar nga kaltërsia e liqenit të Shkodrës dhe lumit Bunë. Si duket bukuria e natyrës, liqeni, lumi, gjelbërimi në malin e Taraboshit, ajri i pastër dhe qetësia, ishin pikërisht këto detaje vendosen që të ishte vendi i përshtatshëm për Fshatin e Paqes. Trualli ku u ndërtua ky fshat, kishte 100 vjet që shërbente si kazermë e policisë, pronë e Policisë së Shtetit. Në kohën kur Monsinjor Masafro pikasi pikërisht këtë tokë për krijimin e Fshatit të Paqes, iu drejtua shtetit për ta blerë atë.
Shteti e pranoi kërkesën e tij duke pasur parasysh dhe qëllimin e krijimit të tij, por nuk ua shiti, arritën ta shkëmbenin me një tokë që e përdornin arqipeshkvia e Shkodrës, pak metra larg nga kazerma e Policisë. Sapo morën përgjigjen nuk pritën asnjë orë më shumë, vazhduan punën për ndërtimin e tij. Ishte viti 2001 kur më në fund Fshati i Paqes, arriti të përfundohej. Për fatin e keq, për shkak të financimeve të dobëta, nuk arriti të shërbente për qëllimin të cilin ishte marrë nisma. Por, nga ana tjetër fatmirësisht Kosova ishte çliruar.
Me hapjen e tij, u mbajt Konferenca e Paqes me 21 shtator 2001, e cila ka zgjatur 5 ditë rresht. Ku ishin të pranishëm të gjithë të rinjtë e Ballkanit, Europës, grupe të ndryshme që kishin ardhur për inaugurimin e Fshatit të Paqes, pa harruar dhe personalitete të Kishës dhe të shtetit shqiptar, si kryeministri i atëhershëm Pandeli Majko së bashku me Presidentin Rexhep Mejdani.
Të pranishmit kanë qëndruar 5 ditë rresht të rehatuar në shtëpizat e vogla në fshatin e Paqes. Shtëpi të cilat ishin të krijuara për familjet kosovare, ku secila ka një dhomë gjumi, parakuzhinë, kuzhinë, banjo dhe dush, tregon Ded Mirashi, mirëmbajtës në Fshatin e Paqes që nga dita e ndërtimit të tij.
Po të hipësh në majën e Taraboshit, do ta dallosh me sy të lirë Fshatin e Paqes, sigurisht është aq i veçantë saqë nuk kishte si të merrte emër tjetër. Është pikërisht si ato punimet e skulptorëve, si një dorë që mban 30 shtëpiza të vogla prej druri me një çati tipike si ato nëpër filmat amerikanë, disa hapa larg nga njëra-tjetra.
Fshati sot
Vazhduam të ecnim nëpër fshat, duke vizituar çdo shtëpizë të vogël, zyrën, restorantin, shkollën, sallën e konferencave, çdo ambient që ishte pjesë e tij. Nën udhëheqjen e Dedës, i cili na shpjegonte një për një me detaje për secilën shtëpi, çfarë kujtonte rreth saj, kush ka hyrë e kush ka dalë.
Këto shtëpi që po shini ju, kanë shërbyer për strehimin, ushqyerjen, rritjen e fëmijëve jetimë, 8 familje të pastreha, 15 familje që kanë qenë në gjak, pa harruar të përmend gjithashtu strehimin e përkujdesjen që ka treguar Don Ernesto Benze për femrat e trafikuara, të cilat i ka marrë nga rrugët e Europës, Italisë e i ka strehuar këtu – rrëfen Deda.
Që nga viti 2001 deri në 2006-ën fshati ka funksionuar për strehimin e familjeve të pastreha, për fëmijët jetimë, familjet e ngujuara, për fëmijët që ishin pa përkrahje sociale. Arqipeshkvia e Shkodrës vendosi që ti transferonte në qytet, Shkodër, duke u dhënë një shtëpi të paguar për 6 muaj, disave prej tyre dhe mundësi punësimi dhe shkollimi, duke vazhduar kështu aktivitetin e tyre. Përveç fëmijëve të cilët i kanë ndarë sipas grupmoshës në shtëpi të ndryshme nën përgjegjësinë e Papa Gjovanit 23, i cili ka qenë nismëtari për strehimin e shkollimin e tyre. Nga fundi i 2006-ës e deri më sot, fshati ka qenë dhe është në dispozicion të grupeve kishtare nga Mirdita, Shkodra, Lezha, Tirana e të tjerë, katekiste të cilët vijnë nga e premtja deri të dielën për aktivitetet e tyre që kanë projektuar për ti realizuar në fshatin e paqes.
Nuk mund të lë pa përmendur aktivitet e ndryshme që janë zhvilluar në fshatin e paqes, Konferenca e Paqes, Konferenca për pajtimin e gjaqeve në 2004-ën, një ngjarje shumë e rëndësishme e cila ka pasur rezultat pozitiv, ku disa prej familjeve të ngujuara arritën të pajtoheshin. E shumë e shumë aktivitete të ndryshme që kanë ndikuar në shkollimin dhe formimin e të rinjve, gjithashtu duke i ndihmuar dhe financiarisht.
Që me krijimin e fshatit është hapur dhe shkolla, e cila është ndërtuar posaçërisht për integrimin e fëmijëve romë. Duke u dhënë dhe atyre mundësinë për tu edukuar, shkolluar, që të kenë dhe ata një të ardhme si gjithë fëmijët e tjerë.. Shkolla mban emrin e një shenjti që ka qenë ndihmëtar i këtij komuniteti. I lumi Seferin është e varur nga shkolla Ajsëm në qytet, pavarësisht se mban emër tjetër, shteti e ka lejuar dhe është si gjithë shkollat e tjera. E sponsorizuar nga Vëllezërit Kapuçin, shoqatë shqiptare, filial i kësaj shoqate në Gjermani.
Në fillim nuk kishte më shumë se 7-8 nxënës, por Pader Bonoventura shkonte në çdo shtëpi të fëmijëve rom, takonte prindërit e tyre dhe mundohej që tua mbushte mendjen që ti hiqnin fëmijët nga lypja në rrugë dhe ti sillnin në shkollë. E ka pasur të vështirë por ama arriti të mblidhte 70 nxënës. Kështu nisi rregullisht çdo ditë mësimi, nga klasa 1 deri në të 5-tën, pa harruar dhe kopshtin që është pjesë e shkollës. Shumë prej nxënësve të kësaj shkollë, kanë dalë me rezultate të larta dhe kanë arritur të shkojnë në gjimnazet më të mira në Shkodër, si 28-nëntori apo tek Shkolla e Muzikës Kol Jakova- bën të ditur Deda.
Është absurde të jetosh në një vend të tillë e të mos e kuptosh se sa i vlefshëm, sa me botë, sa i gjallë, sa paqësor është ky vend. Nuk do të të pendoheshit nëse një ditë do të linit pa pirë një kafe në lokalet e Tiranës, e të merrnit rrugën për Shkodër Shirokë, të ndaleshit për pak minuta në Fshatin e Paqes, aty ku qetësia