Roger Taylor, Ikona e rokut mbërrin me jaht luksoz në Sarandë
SARANDE - Edhe pse fytyra e tij dilte fare pak nga streha e një kapeleje verore që kishte vënë në kokë, ikona e rokut, Roger Taylor nuk i ka shpëtuar syve të fansave të tij, kur ka zbritur të shtunën në portin e Sarandës.
Jahti luksoz, me të cilin ai dhe familja e tij kanë lundruar nëpërmjet ishullit të Korfuzit, nuk ka prekur kalatën e portit turistik të Sarandës. Sikurse konfirmuan edhe burimet portuale, transportimi i këngëtarit është bërë me një skaf special deri në terminalin e Sarandës. Vetëm një nga policët e shërbimit, ka dalluar para sportelit të terminalit tiparet e fytyrës së këngëtarit të shquar britanik. Ky i fundit është identifikuar plotësisht kur ka regjistruar pasaportën e tij që mbante emrin Roger Taylor, shumë i njohur edhe për efektivin e policisë, falë jetës së tij si emigrant për pak vite në Angli dhe pasionit për muzikën. Kështu është mësuar se personi "i fshehur" nën kapele, ishte këngëtari i shquar i skenës së rokut, megjithëse ai ka preferuar të shfaqet pa famën e tij skenike në të gjithë botën.
Polici i shërbimit ka komunikuar me të dhe kur e ka pyetur se përse nuk ua ka dhënë kënaqësinë ta njohin edhe fansat e shumtë të tij në Shqipëri, Taylor i është përgjigjur se "Do ta bëja këtë, nëse nuk do të ndjehesha i lodhur nga gazetarët". Me dëshirën për të mos u identifikuar nga publiku dhe gazetarët, këngëtari me famë botërore Taylor, ka humbur në morinë e grupeve të vizitorëve të huaj që iu drejtuan qytetit antik të Butrintit. Kuriozitet i tij ka qenë edhe Kalaja e Lëkurësit dhe qyteti i Sarandës, nëpër të cilin ka lëvizur me këmbë dhe pa u njohur e pa u shqetësuar nga askush. Pas një qëndrimi prej 10 orësh në "kryeqytetin" veror të turizmit shqiptar, Taylor dhe familja kanë bërë rrugën e kthimit, duke lundruar me jahtin e tyre drejt ishullit të Korfuzit.
(GSH/BalkanWeb)