Pranga policit tutor shfrytezonte dy femra si prostituta

Me uniformë policie, në detyrë për parandaluar krimin, një efektiv policie ka rënë pranga të kolegëve të tij, kur u zbulua se luante rolin e tutorit ndaj dy femrave që i trafikonte kundrejt pagesës.
Një punonjës policie i komisariatit numër 3 në kryeqytet është vënë në prangat e policisë paraditen e sotme, pas hetimeve intensive nga ana e Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm.
Pranga policit, prostituonte dy femra
I arrestuari është Arjan Seit Hoxha, i cili ishte punonjës në sektorin e drejtimit dhe parandalimit të krimit në komisariatin e policisë nr.3 Tiranë.
Sipas policisë, i ndaluari i moshës 37 vjeçare është arrestuar në flagrancë në zonën e njohur si Mali i Robit në Kavajë, pasi në rolin e tutorit kishte çuar dy femra njëra e moshës 16 vjeçare dhe tjetra e moshës 23 vjeçare të prostituonin në një hotel të siguruar nga ky i fundit ku kryenin marrëdhënie seksuale kundrejt pagesës 100 euro.
Krahas tij u arrestua edhe shtetasja tjetër e moshës 23 vjeçare e divorcuar me iniciale Xh.H.