E Diel, 1 Nëntor 2026

Orët shtesë, policët padisin qeverinë në gjykatë

TIRANE- Sindikata e punonjësve të Policisë së Shtetit padit në Gjykatë Këshillin e Ministrave dhe ministrinë e Brendshme. Shkak është bërë një vendim i qeverisë më 2 korrik të këtij viti për "disiplinimin e fondeve buxhetore për vitin 2011-të, po ashtu edhe një urdhër i dalë nga dikasteri i brendshëm 6 ditë më vonë për marrjen e masave për zbatimin e këtij vendimi.”

Vendimi kërkon kthimin mbrapsht të shpërblimeve që punonjësit e adminsitratës kanë marrë gjatë vitit 2011. Sipas sindikatës vendimi cënon interesat dhe të drejtat e punonjësve të Policisë së Shtetit. Padia është dorëzuar në Gjykatën e Tiranës pak ditë më parë nga vetë kreu i sindikatës Satedin Fishta dhe ka për objekt pikërisht shfuqizimin e vendimit dhe pavlefshmërinë e urdhrit të ministrit të Brendshëm,rrjedhur nga kjo VKM. Sindikata kërkon pezullimin e ekzekutimit të këtyre akteve administrative deri në përfundim të gjykimit.

Vetëm pak ditë para se qeveria të vendoste kufizim fondesh për administratën, sindikata e policia ngriti zërin për mospagimin e dietave për efektivët e repartit RENEA, për rreth 6 muaj.
(s.g/balkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›