Sarandë, dhëndri vret vjehrrin duke e goditur me mjete të forta
Një tjetër rast vrasjeje është shënuar ditën e sotme në Sarandë.
Sipas burimeve nga policia e këtij qyteti mësohet se dhëndrri ka goditur me mjete të forta vjehrrin e tij, duke i shkaktuar atij vdekjen e menjëhershme.
Viktima është identifikuar si Jani Koka, 93 vjeç, ndërsa autor i ngjarjes është Kristo Gjino, 60 vjeç.
60-vjeçari dyshohet ta ketë kryer vrasjen për çështje pronësie midis të afërmve.
Ende nuk janë të qarta rrethanat në të cilat ka ndodhur ngjarja, ndërsa policia ka nisur hetimet nga vendi i ngjarjes për zbardhjen e plotë të saj si dhe ka bërë të mundur arrestimin e autorit të krimit, Kristo Gjino në fshatin Karahaxh të Sarandës.