E Diel, 1 Nëntor 2026

Basha dhe Xhaferraj mbeten ministra zyrtare ne internet

Lulzim Basha dhe Ferdinand Xhaferraj pavaresisht se jane kandidate per kryetare bashkie vazhdojne te mbeten ministra te institucioneve perkatese kur ishin para se te shpallnin kandidaturen. Kjo eshte nje shkelje flagrante por shpjegohet me faktin se stafi i tyre ministror eshte i angazhuar ne fushaten elektorale te tyre. Kjo ka ndodhur per shkak se duke qene ne fushate punonjesit nuk kane mundur te ndryshojne faqen online ne internet dhe sherbimet e huaja te medias u referohen atyre si ministra aktuale pasi nuk e dine se kane hedhur kandidaturen per kryetare bashkie.

Duke i analizuar vec e vec te dy kandidatet e Partise Demokratike e cila kerkon fitoren e zgjedhjeve vendore rezulton se e gjithe Ministria e Brendshme eshte angazhuar ne fushaten elektorale te kandidatit te Partise Demokratike Lulzim Basha per Bashkine e Tiranes. Nga nje vezhgim i kryer rezulton se per kandidimin e Bashes jane angazhuar mbi dy te tretat e Ministrise se Brendshme. Keshtu mengjes per mengjes ne Ministrine e Brendshme hyjne nje numer i caktuar punonjesish te cilet jane sa nje e treta e gjithe punonjesve qe hynin me pare ne kete institucion kur minister ishte Lulzim Basha. Pjesa e tjeter mendohet se jane angazhuar ne fushaten elektorale per te zgjedhur ate kryetar bashkie. Por mungesa e ketyre punonjesve ne nje institucion te tille shenon nje rast te paprecedente pasi nevojat e qytetareve jane lene ne meshiren e fatit dhe kjo gjendje mund te mbaroje vetem kur te perfundoje fushata elektorale. Sipas te dhenave jozyrtare te gjithe punonjesit jane angazhuar per ti dhene fitoren kandidatit te Partise Demokratike dhe kane harruar detyrat e tyre paresore. Madje gjate vezhgimit te gazetes Shqip shume vete jane pare duke plotesuar mungesat e fushates se kandidatit te Partise Demokratike Lulzim Basha pavaresisht se duhet te ishin duke realizuar detyrat e tyre funksionale. Por zyrtarisht keta persona ndodhen ne krye te detyres.

Madje kete e verteton edhe faqja online ne te cilen minister i Brendshem rezulton te jete Lulzim Basha pavaresisht se ai ka shpallur kandidaturen per kryetar te Bashkise se Tiranes. Punonjesit e kesaj ministrie jane angazhuar ne fushaten e Bashes duke harruar detyren e tyre paresore ne Ministrine e Brendshme. Madje ky interesim ka bere qe te harrohet se Basha nuk eshte me minister i Brendshem pavaresisht se online ne internet vazhdon te jete i tille. Po te hysh ne faqen zyrtare te Ministrise se Brendshme Lulzim Basha rezulton te jete minister i Brendshem. E njejta ndodh edhe me Ferdinand Xhaferrajn i cili me pare ishte minister i Rinise Kultures Rinise dhe Sporteve dhe tashme eshte kandidat per mazhorancen per kryetar bashkie ne Durres. Edhe ne faqen e tij online ne internet qendron i njejti problem. Ferdinand Xhaferraj mund te njihet sot si minister i kesaj ministrie dhe jo si kandidat i Partise Demokratike per kandidat te Partise Demokratike. E gjithe kjo situate mendohet se eshte krijuar nga angazhimi i punonjesve te dy ministrive ne fushatat respketive elektorale duke mbeshtetur ish-ministrat e tyre.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›