E Shtunë, 31 Tetor 2026

KQZ spote per edukimin e zgjedhesve dhe per pakicat

Fushata

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka prezantuar dje spotet televizive qe lidhen me edukimin e zgjedhesve. Kjo eshte bere e mundur ne bashkepunim me ambasaden britanike ne Tirane dhe me zyren e Kombeve te Bashkuara te cilat jane edhe sponsore per disa prej tyre. Behet fjale per 5 spote televizive dhe 4 radiofonike ku keta te fundit do te jene per pakicat dhe ne gjuhen e tyre. Ambasada britanike eshte edhe financuese e kostos se transmetimit per nje nga keto spote qe i meshon edukimit te zgjedhesve per shmangien e votimit familjar. Nderkohe dje KQZ-ja ka vijuar me rutinen pergatitore te procesit te 8 majit. Regjistrimi i nje kandidati te pavarur ne garen per Bashkine e Sarandes dhe incidentet per simbolet elektorale kane qene dje paradite pjese e debateve ne mbledhjen e Komisionit Qendror te Zgjedhjeve. Nje ceshtje qe ka zene vend ne mbledhjen e djeshme ka qene edhe ai per incidentet me simbolet elektorale ne Kamze ku nuk ka munguar edhe nje nderhyrje e policise. Perfaqesuesi elektoral e ka konsideruar kete veprim si te paligjshem dhe ka kerkuar miratimin e nje udhezimi te posacem qe te rregulloje procedurat ne kete rast. Kerkeses ne fjale i eshte pergjigjur kreu i KQZ-se Arben Ristani i cili ka nenvizuar se udhezimi per kete ceshtje ekziston tashme dhe se zbatimi i tij eshte detyrim per pushtetin vendor.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›