E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha Shkodra nuk do te permbytet me si deri tani

Kryeministri Ndertimi i bajpasit zgjidhje e duhur

Kryeministri Sali Berisha ka hapur dje fushaten elektorale ne qytetin e Shkodres ku prezantoi Lorenc Luken si kandidat per kryetar bashkie. Ne fjalen e tij fillimisht ka falenderuar qytetaret shkodrane per mbeshtetjen e pakursyer dhe ka premtuar kthimin e qytetit ne qendren kryesore rajonale. Gjeja e pare qe me buron nga shpirti eshte perulja para jush qytetare e qytetare te Shkodres per mbeshtetjen e pamposhtur qe i dhate PD-se qe nga dita e themelimit. Ne 4 vitet qe vijne me Lorenc Luken do bejme me teper se ne 20 vitet e fundit te marra se bashku. Shkodra ne 4 vite do te jete kryeqender e Shqiperise me e zhvilluara e te gjithe rajonit - ka deklaruar Berisha. Kryeministri ka theksuar se ne keto vite PD-ja i ka hequr Shkodres rrudhat e regjimit komunist ndersa ne vitet e ardhshme ajo do ta ktheje ate ne Shkodren e shekullit te ri permes nje vale investimesh.

Keto 4 vite do te jene te Shkodres se shekullit te ri. Do ta bejme Shkodren epiqendren kryesore kulturore te Veriut e me gjere. Bota akademike e Shkodres do te njohe dimensione te reja e te medha do ti japim fund fatkeqesise ciklike natyrore me bajpasin e saj - ka nenvizuar Berisha i cili me pas ka paraqitur prioritetet kryesore per qytetin verior. Ne 4 vitet e shkuara kemi ndertuar 448 kilometra rruge ne 4 vitet e ardhshme do ndertojme cdo rruge e rrugice te qytetit dhe fshatrave te qarkut. Ne 4 vitet qe iken ngritem ujesjelles e kanalizime ne 4 vitet e ardhshme do sjellim 24 ore uje. Shkodra do kete edhe investime ne kulture do kete terrenet sportive me moderne ne rajon landfille dhe kampuse universiteti - ka saktesuar Berisha. Ne perfundim te fjalimit Kryeministri i ka drejtuar edhe nje mesazh liderit te opozites Edi Rama. I them shokut Rama se ne kete fushate nuk do harxhoj 30 sekondat per te bere sherre me ty. Sepse njeriu qe merret me shume me Ramen eshte si Rama. Duaj fatin tend ne do fitojme - ka shtuar Berisha.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›