E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama Prokuroria te nderhyje pas perplasjes Peka-Premci

Kreu i PS-se hap fushaten ne Elbasan

Kryetari i PS-se Edi Rama ka hapur fushaten ne Elbasan ku ka prezantuar Qazim Sejdinin si kandidat per kryetar bashkie.

Ne fjalen e tij Rama ka ritheksuar se e vetmja rruge per shqiptaret eshte Aleanca per te Ardhmen si dhe ka hedhur nje seri akuzash ndaj regjimit te kusarise. Rruga jone behet cdo dite gati per te zgjeruar korsine e saj. Ata i bashkon kusaria qe futi ne shtrat Saliun me Durimin ne na bashkon kjo rruge qe ka sjelle ketu qytetaret dhe Qazimin - ka deklaruar Rama duke iu referuar fillimisht kandidatit te PD-se dhe me pas atij te PS-se.

Ne jemi e vetmja rruge ku asnje shqiptar qe eshte ne rregull me ligjin te mos i trembet qeverise per shkak te zgjedhjeve te tij qe asnje mjek e mesues te mos shkarkohet per shkak te bindjeve te tij. Ne jemi rruga qe asnje institucion te mos i mbylle deren ne fytyre cdo qytetari qe ka te drejte te kerkoje sherbimet qe i takojne. Rruga jone eshte e vetmja qe asnje polic te mos vihet nen urdhra te paligjshem per buken e gojes te familjes se tij - ka pohuar Rama. Kreu i PS-se i eshte referuar denoncimit qe shefi i forcave speciale i beri sot zevendesministrit te Brendshem per shkak te urdhrave te paligjshem qe ky i fundit i jepte per perdorimin e forcave speciale. Rama u ka bere thirrje drejtuesve te policise se shtetit qe te kthehen ne rrugen e duhur ate te zbatimit te ligjit. E degjuam te gjithe sot drejtorin e forcave speciale qe e urdheron Saliu qe te nxjerre forcat speciale per te shtypur simpatizantet e PS-se ne Kamze. Une e pershendes ate per kete mesazh qe i dha Saliut. I drejtohem nje sere drejtuesish te policise qe perdite e me shume po japin shenjen se kane hyre ne rruge te gabuar. Kthehuni nga ajo rruge e vetmja rruge per ju eshte ajo e zbatimit te ligjit. Beteja elektorale nuk eshte beteja e policise por e qytetarise - ka theksuar Rama. Duke i kerkuar prokurorise te reagoje menjehere per kete skandal Rama ka shtuar se Kryeministri Berisha kete here duhet ta harroje vjedhjen e votave ashtu sikurse beri sipas tij me 28 qershor. Ai u ka bere thirrje qytetareve qe me 8 maj ti japin atij goditjen e merituar.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›