E Diel, 1 Nëntor 2026

Basha, dhurata per Bajram femijeve jetime Sonila Isaku

Femijet jetime te cilet jane vendosur ne Fshatin SOS kete vit kane festuar ndryshe Fiter Bajramin. Se bashku me ta ka qene edhe Kryetari i Bashkise se Tiranes. Lulezim Basha i cili pervecse ka qendruar me ta, ka shperndare edhe dhurata, ashtu sikurse kjo feste parashikon edhe ndihme per te varfrit, jetimet dhe personat ne nevoje.

Festa

Ne kete dite feste te kujtohemi per ata qe s'kane dhe te ndajme me ata qe kemi. Ky ka qene mesazhi i Kryetarit te Bashkise se Tiranes, Lulzim Basha kur iu eshte drejtuar femijeve qe jetojne ne kete familje te madhe. E ndersa ne familjen e tij eshte shtuar edhe nje vajze, Basha ka preferuar qe festen e Bajramit ta festoje me femije te tjere te cilet ne ditet e festave kerkojne vemendje te vecante. Ne kete dite, femijet e fshatit SOS i kane marre urimet dhe dhuratat nga kryebashkiaku Basha. "Eshte nje feste qe na bashkon te gjitheve pavaresisht nga besimi, menyra se si besojme ne ne shtepite tona, festa na bashkon te gjitheve. Ne na bashkojne festat fetare dhe kuptimi i kesaj eshte qe ajo qe mesoni cdo dite ketu ne shkolle, qe te ndani me njeri-tjetrin, te mos mbani gjithcka per vete ta praktikojme edhe ne shoqeri. Sot eshte dita, kur ne, ne menyre simbolike praktikojme kete vlere qe te ndajme me njeri-tjetrin"-tha Basha.

Te moshuarit

Nuk kane qene vetem femijet e fshatit SOS ata qe kane marre nje urim te vecante per Fiter Bajramin por ne kete dite feste kreu i Bashkise se Tiranes ka qene edhe ne nje qender per te moshuarit. Basha ka vizituar qendren komunitare "Te vazhdojme se bashku" qender ditore per te moshuarit ne zonen e Kombinatit ku ka folur per projektet qe do te ndiqen per kete kategori personash ne te ardhmen. Nderkohe qe kryebashkiaku Basha nuk ka harruar te percjelle urimet per kete dite te vecante. Me pas Basha eshte ndalur edhe te Komuniteti Mysliman dhe ai Bektashi ku uroi festen e Fiter Bajramit. "Gezuar Bajramin. Sa me shume paqe, harmoni, miresi, bashkepunim, tolerance, mirekuptim ne familje, komunitet, ne qytet dhe ne mbare vendin", tha Basha. Ky ka qene urimi per gjithe qytetaret e Tiranes por edhe te Shqiperise nga kryetari i ri i bashkise.

Projekti per xhamine e re

Pasditen e se henes, Bashkia e Tiranes ka shtruar nje iftar per besimtaret myslimane ne kryeqytet. Gjate ketij takimi kreu i ketij institucioni, Lulzim Basha ka premtuar se do te nise sa me pare punen per ngritjen e xhamise se re te Tiranes. "Mijera besimtare myslimane do t'i drejtohen Zotit ne faljen tradicionale te mengjesit. Per fat te keq, edhe kete vit, si shume te tjere, ky do te jete nje ushtrim kompleks pasi Tiranes ende i mungon Xhamia e Madhe. Por une dua te shpreh sot para jush perkushtimin tim dhe te Bashkise se Tiranes qe ne bashkepunim me Komunitetin Mysliman dhe xhamatin e Tiranes, te pergatisim projektin dhe te nisim pa vonese punen per ndertimin e ketij institucioni te rendesishem besimi ne qytetin tone", u shpreh Basha. Per te dytin vit, besimtaret myslimane faljen ne diten e Bajramit e kryen para hotel Dajtit per shkak te punimeve te tejzgjatura ne sheshin "Skenderbej" aty ku ndodhet edhe xhamia e Et'hem Beut.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›