E Diel, 1 Nëntor 2026

Besimtaret shqiptare festojne Fiter Bajramin

Mijera besimtare myslimane ne te gjithe vendin festuan sot qe ne oret e para te mengjesit festen e Fiter Bajramit. Ne Durres besimtaret myslimane kane nisur dje qe ne oret e para te dites kremtimin e festes se Bajramit, qe sipas kalendarit perkon me diten e fundit te muajit te Ramazanit. Besimtare te moshave te ndryshme moren pjese ne lutjen e mengjesit, qe u drejtua nga myftiu Redin Quku. Mjaft besimtare te tjere ndoqen ritualin e mengjesit ne Xhamine Fatih, ne lagjen Kala. Si cdo vit edhe dje mijera besimtare myslimane ne Vlore kane festuar Fiter Bajramin. Qysh ne mengjes ata jane prezantuar ne xhami, ku eshte bere lutja dhe me tej aktivitet zyrtare kane vijuar me pritjen e autoriteteve te drejtuese te xhamise se Vlores, ku Myftiu ka pritur autoritetet shteterore, drejtues institucionesh e shume qytetare. Drejtues te ndryshem, si krere te partive lokale, drejtues institucionesh ne nivel qendror e lokal kane percjelle mesazhet e tyre te urimit ne kete dite te Fier Bajramit, qe percjell dashuri, paqe e vellazeri. Edhe ne qytetin e Elbasanit besimtaret myslimane kane falur ne mengjes heret Fiter Bajramin, ndersa myftiu i Elbasanit, Agim Duka, i uroi te gjithe bashkeqytetaret e tij te te gjitha besimeve per me shume paqe, begati, lumturi dhe harmoni. Myftiu i Kukesit, Islam Hoxha, duke pershendetur per festen e Fiter Bajramit tha se, "agjerimi i muajit te Ramazanit merr fund, ndersa festojme Fiter Bajramin dita qe simbolizon shpetimin, paqen, miresine, harmonine e vellazerimin midis gjithe myslimaneve e gjithe njerezve". Myftinia e qytetit te Kukesit shperndau 285 pako ushqimore per familjet me te varfra e ne nevoje te qytetit te Kukesit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›