E Shtunë, 31 Tetor 2026

Basha diskuton planin urbanistik të Tiranës me grupet e interesit

TIRANE - Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha diskuton në lidhje me planin urbanistik të kryeqytetit me grupet e interesit.
Kryebashkiaku premtoi se plani zgjidh problemin e kanalizimve, cështjen e parkimit, etj, ndërsa parashikon parqe rajonale dhe korridoret e gjelbëra. Zgjidhje do t’i jepet edhe furnizimit me ujë të pijshëm, pasi ndërmarrja e ujësjellësit do të kalojë në varësinë e Bashkisë.

“Në përfundim të këtij procesi do të jetë e pamundur për këdo që të ndërtojë qoftë edhe duke shkelur një kriter mjedisor dhe askush nuk do të mund të keqpërdorë hapësirën private për të shkelur interesat publike mjedisore, pra cilësinë e jetës së qytetarëve tanë.”- u shpreh Basha.

(vijon)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›