Krimi në vend, Rama: Spërbën më lajm, i inkurajuar nga qeveria
Tiranë- Krimi në vend nuk përbën më një lajm, pasi është shndërruar në një fenomen normal. Kështu ka deklaruar kreu i opozitës, Edi Rama gjatë mbajtjes së tryezës së PS-së për rendin publik në vend.
Vrasjet, shpërthimet me eksploziv, vjedhjet e pasurisë së shqiptarëve janë kthyer në lajme që nuk përbëjnë më asnjë lajm duke thyer çdo ekuilibër të luftës ndaj krimit. Pas tyre qendron një shoqëri e kërcënuar- u shpreh Rama.
Teksa ka shtuar se politikat e ndërmarra nga qeveria në këto 6 vjet s’kanë ulur aspak nivelin e krimit, përkundrazi e kanë inkurajuar atë.
Qeveria me vendimmarrjen e vetë të errët me sulmet barbare ndaj prokurorisë që nuk kanë reshtur 6 vjet më radhë dhe me gradimin e pinjollëve të krimit në postet e policisë nuk ka bërë gjë tjetër veçse e ka inkurajuar krimin. Policia është zyrë punësimi për shërbëtoret e partisë në pushtet- u shpreh Rama.
Sipas Ramës me programin e ri ‘Për një rilindje shqiptare’, Partia Socialiste parashikon të forcojë dhe organizojë sigurinë publike dhe forcat e saj.
Shkrime të tjera me interes:
- Rama: Një lajm i keq nga qeveria, hedhja poshtë e propozimit për TVSH-në Tiranë-Kryetarit të opozitës Edi Rama e ka quajtur Një lajm...
- Hetimi i “21 janarit, Ina Rama: Protestuesi Faik Myrtaj u vra nga kreu i Gardës, Ndrea Prendi Tiranë- Ndrea Prendi, ish-kreu i Gardës së Republikës është autori...
- Rama: Zbardhja e 21 janarit do të tregojë funksionimin drejtësisë Tiranë Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama është shprehur...