Basha, dorezohet Prokuroria

TIRANE - Ministri i Jashtem, Lulzim Basha dhe Drejtori i Pergjithshem i Rrugeve, Andi Toma nepermjet avokateve te tyre kane kerkuar dje pushimin e gjykimit. Avokati i Bashes, Zef Nikaj deklaroi dje, para Kolegjeve te Bashkuara te Gjykates se Larte te gjitha shkeljet ligjore dhe Kushtetuese te Prokurorise se Pergjithshme ndaj klientit te tij. "Shkeljet e prokurorise konsistojne ne procedurat hetimore te ndjekura nga organi i akuzes, qe nga veprimet per thirrjen e Bashes ne Prokurori ne nje kohe qe Gjykata e Tiranes kishte nderprere hetimet, deri tek procedurat per njoftimin e akuzes dhe dergimin e kerkeses per shqyrtimin gjyqesor te ceshtjes ne Gjykaten e Larte", - evidentoi avokati Zef Nikaj. Ndaj ai konsideroi se "Gjykata e Larte nuk mund te shqyrtoje ceshtjen pasi klienti i mbrojtur nga une Lulzim Basha nuk eshte i pandehur, pasi nuk i eshte komunikuar asnje akuze deri ne momentin kur ceshtja ka shkuar ne Gjykaten e Shkalles se Pare dhe me pas ne ate te Apelit". Me tej avokati Zef Nikaj shtoi se ekziston edhe nje vendim i formes se prere te dhene nga ana e Gjykates se Apelit Tirane, i cili ka shpallur pavlefshmerine e akteve te Prokurorise se Pergjithshme per zgjatjen e afateve te hetimit nga data 6 nentor deri me 6 dhjetor te vitit te kaluar. Sipas avokatit, po ky vendim shpall te paligjshem dhe venien nen akuze te klientit te tij, per shperdorim detyre dhe favorizim te tendereve per ndertimin e segmentit Rreshen-Kalimash, pjese e aksit Durres-Kukes, veprim i cili u krye pas 6 nentorit. Nga ana tjeter avokati theksoi se klienti i tij nuk kishte statusin e te pandehurit pas vendimit te marre nga ana e Gjykates se Apelit. Te njejtin qendrim ka mbajtur edhe avokati mbrojtes i te pandehurit Andi Toma, Genc Gjokutaj. Sipas mbrojtesit, prokuroria kishte shkelur ligjet dhe Kushtetuten e Republikes dhe per kete shkak ceshtja duhet te pushohet. Avokatet nga ana tjeter kembengulen qe ata nuk ishin njohur ne kohe me aktet hetimore.
Perballe pretendimeve te avokateve, dy prokuroret e ceshtjes Arben Kraja dhe Artur Selmani, kane kundershtuar kerkesat e tyre. Sipas prokuroreve pretendimet jane te pabazuara ne ligj, ndaj dosja duhet te shqyrtohet nga ana e Gjykates se Larte. Sipas perfaqesuesve te akuzes, i pandehuri Lulzim Basha nuk eshte ankuar per afatet e hetimit, ndaj, veprimet hetimore te akuzes sipas prokuroreve, duhe te konsiderohen si te ligjshme. Pas pretendimeve te vena ne dukje nga ana e prokuroreve ka qene kryesuesi i kolegjeve te bashkuara, Spiro Spiro ai qe ka debatuar me organin e akuzes. Sipas gjyqtarit, ish ministri i Transporteve, aktualisht Minister i Jashtem Lulzim Basha ishte njohur me aktet e dosjes ne daten 5 dhjetor 2008, dite kjo e cila eshte derguar per gjykim dosja hetimore. "Duke iu referuar nenit 327 pika 2, Bashes nuk i eshte lene kohe per t'u njohur me materialet, pasi sipas dokumentacionit, ne te njejten dite qe dosja i eshte derguar z. Basha me poste, i eshte derguar edhe gjykates", sqaroi gjyqtari Spiro Spiro. Nga ana tjeter prokuroret kane sqaruar gjykaten qe dosja ishte derguar me pare me poste, por ajo ishte lene ne dyert e prokurorise nga dy punonjes te Ministrise mbremjen e te njejtes dite. Seanca e djeshme gjyqesore ka zgjatur plot 3 ore. Kolegjet penale te bashkuara kane caktuar daten 16 mars. Kjo ishte seanca e dyte per dosjen Durres-Kukes. Seanca e pare gjyqesore u shty per mungese te ministrit Basha, i cili ndodhej jashte vendit.
Basha: Nuk merrem me perrallat e prokurorise
"Nuk merrem me perrallat e prokurorise. Ketu jemi ne Gjykaten e Larte te Shqiperise. Kemi bere parashtrimet tona persa i perket parregullsive te shkeljeve ligjore dhe kushtetuese te prokurorise ne kete proces. Presim vendimin e gjykates". Keshtu deklaroi dje pas tre oreve seance ne Gjykaten e Larte Ministri i Puneve te Jashtme, Lulzim Basha. Ai u paraqit dje ne oren 10 ne Gjykaten e Larte, se bashku me avokatin e tij mbrojtes. Gjykata e Larte caktoi daten 16 mars per t'u shprehur ne lidhje me ceshtjen e rruges Durres-Kukes. Ne kete date, Gjykata e Larte do te vendose nese do te vazhdoje procesi ne ngarkim te dy te pandehurve, Ministrit te Jashtem, Lulzim Basha, si dhe drejtorit te Pergjithshem te Rrugeve, Andi Toma. Ministri i Jashtem, Lulzim Basha ka marre dy fletethirrje nga ana e Prokurorise se Pergjithshme te cilat me vendim gjykata jene cilesuar te pavlefshme. Behet fjale per fletethirrjen e dates 24.11.2008 me numer shkrese percjellese 1048 me fraksion 74 te Prokurorise se Pergjithshme. Si dhe flete-njoftimi i dates 27.12. 2008.
18 nentor 2008
Gjykata e Tiranes ka mbyllur hetimet per dosjen "Durres-Kukes". Pas kerkese padise se bere nga ana e Armand Telitit dhe Andi Tomes, per moszgjatjen e hetimeve ne ngarkim te tyre, gjyqtari Sokol Tona ka vendosur te pushoje hetimet. Ndersa te gjitha veprimet qe do te kryheshin pas dates 6 nentor jane te pavlefshme.
15 dhjetor 2008
Gjyqtarja Fatmira Hajdari, cilesoi te pavlefshme te gjitha veprimet e kryer nga ana e organit te akuzes per ministrin e Jashtem Lulzim Basha. Sipas vendimit te gjyqtares, Basha eshte marre i pandehur, jashte procedurave ligjore, ndersa te gjitha aktet e prokurorise mbi Bashen jane te pavlefshme.
11 dhjetor 2008
Gjyqtari Altin Abdiu vendosi te rrezoi kerkesen e Prokurorise se Pergjithshme per perjashtimin e gjyqtares Fatmira Hajdari nga gjykimi per pavlefshmerise se flete-thirrjes se Ministrit ne Prokurori, si dhe pyetjes se tij para organit hetimor. Abdiu deklaroi se prokuroria nuk kishte baze ligjore per kerkesen mbi perjashtimin e gjyqtares.
22 dhjetor 2008
Gjykata e Apelit ka lene ne fuqi vendimin e marre nga ana e Gjyqtarit Sokol Tona. Gjate seances gjyqesore prokuroret kerkuan rrezimin e vendimit te marre nga ana e gjykates se Shkalles se Pare, ndersa avokati mbrojtes i Andi Tomes dhe Armand Telitit, kerkoi lenien ne fuqi te vendimit te dhene nga kolegu i tyre.
Dosja
Me daten 6 dhjetor akuza dergoi per gjykim dosjen hetimore te perbere nga 4 fashikuj. Ndersa te pandehur per prokurorine jane Ministri i Jashtem, Lulzim Basha, si dhe Drejtori i Pergjithshem i Rrugeve, Andi Toma. Prokuroria ka ngritur ndaj tyre akuzat e "shperdorimit te detyres" dhe "shkeljes se barazise ne tendere".