E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Po flihet mbi dosjet e kleptokracise"

Kryeministri Sali Berisha, akuzoi dje nga Fieri se po flihet mbi dosjet e sistemit te kleptokracise. Duke sulmuar direkt kryetarin e Bashkise Tirane njekohesisht dhe te Partise Socialiste, Edi Rama, Berisha u shpreh dje, se bazuar ne raportin me te fundit te Departamentit Amerikan te Shtetit, media kontrollohet nga Rama. "Mediat thone qe ka nderhyrje. Lexojeni raportin sic eshte. Media e kontrolluar nga Edi Rama thote qe eshte nderhyre. Ju e kuptoni vete se cfare terrori ushtron ai mbi mediat. E verteta eshte qe kjo shenon periudhen e pare ne historine e ketij vendi qe po penalizohen zyrtare. Sigurisht po flihet mbi dosjet e sistemit te kleptokracise dhe kjo eshte nje gje shume e keqe, por po penalizohen zyrtaret e kesaj administrate dhe kjo eshte nje gje shume e mire", reagoi kryeministri. I pranishem ne inaugurimin e fillimit te punimeve per sistemim-asfaltimin e hyrjes se qytetit te Fierit dhe rikonstruksionin e ures se Mbrostarit, Berisha u perqendrua ne sulmin ndaj Rames, qe sipas tij nuk punon ne detyren e kryebashkiakut. "Ne do te donim qe te inauguronim dhe fillimin e punimeve te unazes se madhe te Tiranes, por kryetari i Bashkise se saj po mban peng projektin si "Pushkini" plackat e vjetra. Cfare mund t'i them une atij, ai nuk e leshon projektin. Vete nuk e nderton por as projektin nuk e jep", u shpreh Kryeministri duke iu referuar bllokimit te projektit per Unazen e kryeqytetit nga bashkia e Tiranes. Kryeministri u shpreh se keshtu si po punon, Rames do ti lihen xhufkat e 1 majit te viteve 60, qe ti mbaje, sepse qytetaret sipas Berishes, ndihen te lenduar me konceptin e vullnetareve. "Te tentosh te vullnetarizosh shqiptaret do te thote te tentosh t`i pronesosh ata, t`i besh prone tenden, ne nje kohe kur ne duam te jemi qytetare anetare te NATO-s dhe BE-se zoteria i tij u thote behuni vullnetare te Enverit, sepse socialistet i kane shijet e vullnetarizmit", reagoi Berisha. Sipas tij, qeveria qe drejton po nderton ne cdo zone pa dallim partiak. Kryeministri u shpreh se te gjitha inaugurimet e kryera jane bere me qeveritare vendore ne krah te PD-se dhe PS-se. "Por tani eshte fushate dhe natyrisht ata nuk kane si te vijne me mua ne krah sepse eshte normale ata duhet te ruajne nje kod etik, por jashte fushate ata kane qene dhe do te jene gjithmone te pranishem. Une kam me ta nje partneritet te shkelqyer", theksoi kryeministri. Duke iu referuar ketij rasti, Berisha permendi modernizimin e hyrjes se qytetit te Fierit, pavaresisht se bashkia e tij qeveriset nga socialistet. Sipas Berishes, kryetari i bashkise se Fierit sigurisht qe nuk mund te vinte sepse me pas do t'i plaste lufta me kryetarin e vet. Shqiperia eshte kantier, sipas kryeministrit dhe nuk ka ndonje favor ndaj Sarandes, ndaj Fierit apo ndonje qyteti tjeter.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›