Basha drejton mbledhjen e Komitetit Ndërministror, prezanton planin e masave për përballimin e emergjencës në zonat e përmbytura

Fjala e plotë e ministrit të Brendshëm Lulzim Basha në mbledhjen e Komitetit Ndërministror: Zhvillojmë këtë mbledhje të Komitetit Ndërministror të ngritur me Vendim të Këshillit të Ministrave për situatën e emergjencës civile shkaktuar nga përmbytjet në qarqet Shkodër dhe Lezhë, me qëllimin për të përcaktuar dhe ndarë detyrat që do të kryhen nga çdo institucion dhe strukturë e varësisë për menaxhimin e kësaj situate deri në zgjidhjen përfundimtare të saj.Në cilësinë e kryetarit të Komitetit Ndërministror, duke qenë i bindur në angazhimin e plotë të anëtarëve të këtij komiteti dhe institucioneve që drejtojnë për përballimin e emergjencës, dëshiroj të paraqes dhe të propozoj në mënyrë të përmbledhur disa piketa kryesore të koordinimit të punës për menaxhimin e situatës, duke qenë i hapur natyrisht për shqyrtimin e çdo propozimi nga ana juaj.Fillimisht, dëshiroj të marr miratimin dhe mbështetjen tuaj për ngritjen dhe funksionimin, që sot, të një qendre të bashkuar operacionale të Komitetit Ndërministror, në Ministrinë e Brendshme, ku të ketë përfaqësues 24 orë në 24 nga të gjitha ministritë e linjës si dhe institucionet e përfshira në përballimin e kësaj situate emergjente.Kjo qendër e bashkuar do të mbledhë informacionin në kohë reale mbi të gjitha çështjet e emergjencës nga të gjitha institucionet dhe çdo tre orë do të përcjellë informacion për Komitetin Ndërministror dhe anëtarët e tij.Në funksion të kësaj çdo ministrie të linjës dhe institucion varësie duhet të përcaktojë menjëherë personat dhe mjetet e kontaktit për informacionin e vazhduar pranë qendrës së bashkuar operacionale.është shumë e rëndësishme që Ministritë e linjës dhe institucionet e varësisë të paraqesin në Komitetin Ndërministror planet e arzhonuara të masave të përshtatura me situatën aktuale dhe me zhvillimet në ditët e ardhshme, si dhe informacionin mbi burimet njerëzore dhe materiale të gatshme, bazuar në secilin prej skenarëve të mundshëm të vijueshmërisë së situatës së emergjencës.Për veçorinë që paraqet situata e krijuar dhe zhvillimet e saj të mundshme, del e nevojshme bashkëpunimi i ngushtë i anëtarëve të Komitetit ndërministror deri në përfundimin e plotë të kësaj situate dhe riaftësimin e saj. Gjithashtu, për monitorimin e situatës në terren dhe veprimet operacionale efikase duhet që ne si anëtar të këtij Komiteti të jemi prezent në terren çdo ditë. Njëkohësisht drejtuesit e strukturave në varësi duhet të jenë të pranishëm për të monitoruar, verifikuar dhe drejtuar problematikën e dalë në terren.Lidhur me përcjelljen e informacionit të shpejtë dhe komunikimin për opinionin publik do të paraqitet informacion i rifreskuar të paktën tre herë në ditë për gjithçka të re rreth situatës së emergjencës.Më lejoni tani të paraqes disa nga të dhënat më të fundit mbi situatën.Në rajonin e Qarkut Shkodër vazhdon situata e emergjencës e shpallur me dt 3.01.2010 e krijuar nga reshjet e ditëve të fundit të cilat vazhdojnë të bien në mënyrë të pa ndërprerë edhe gjatë ditës së sotme.Kemi patur një përmirësim të situatës gjatë mbasdites së ditës së djeshme e cila është rënduar gjatë darkës dhe në mëngjesin e ditës së sotme.Nga H/C i Vau Dejës niveli i shkarkimeve më datën 06.01.2010 në orën 14.00 është në kuotën 1770 m3/s, Situata në njësitë vendore të Nënshkodrës është:Sipas vlerësimit në terren të Drejtorisë së Bujqësisë dhe njesive vendore në rrethin Shkodër sot kemi të përmbytur sipërfaqe toke si më poshtë:Komunën Bushat rreth 650 Ha tokëKomunën Velipojë rreth 300 Ha tokëKomunën Dajç rreth 1500 Ha tokëKomunën Ana e Malit rreth 741 Ha tokëKomunën Guri i Zi rreth 90 Ha tokëKomunën Bërdicë 1200 Ha tokëBashkinë Shkodër rreth 300 Ha tokëKomuna Rrethina rreth 15 Ha tokëKomuna Guri i Zi 20 Ha tokëGjithsej rreth 4816 Ha tokëJanë në prezencën e ujitBashkia Shkodër rreth 140 shtëpiKomuna Dajç rreth 600 shtëpiKomuna Ana e Malit 130 shtëpiGjithsej 870 shtëpiJanë të evakuuar.Bashkia Shkodër 60 Familje dhe 40 persona të komunitetit RomKomuna Ana Malit 30 Familje së bashku me gjënë e gjallëKomuna Dajç 430 Familje së bashku me gjënë e gjallëKomuna Bushat 7 FamiljeGjithsej deri tani janë evakuuar rreth 527 familje, evakuimi vazhdon.Duhet të evakuohenNëse do të përballemi me shkarkime masive të 3 H/C në kaskadën e Drinit në komunat e Nënshkodrës duhet të evakuohen:Bashkia Shkodër, rreth 320 familje, rreth 1600 banorë në lagjet Bahçallek, Ajasem, Lagja Salo Halili, Udha Kryq, DudasKomuna Guri Zi, 577 familje ose rreth 1624 banorë, rreth 1480 krerë lopë në fshatrat Kuq, Rrencë, Vukatanë, Ganjollë. Komuna Ana e Malit, rreth 180 familje, ose 550 persona, 6400 gjë e gjallë në fshatrat Obot, Oblike dhe Muriqan.Komna Dajç, rreth 850 familje, 2577 banorë, Komuna Berdicë, rreth 195 familje, rreth 900 banorë, rreth 2850 gjë e gjallë, kryesisht fshatrat Trush, Bërdicë e Sipërme, Bërdicë e Madhe, Beltojë, Bërdicë e Mesme, Mali Hebe.Komuna Rrethina, rreth 50 familje, rreth 250 banorë, rreth 300 gjë e gjallë, në fshatin Bardhaj.Gjithsej duhet të evakuohen rreth 2200 familje me rreth 8800 banorë, kërkohen rreth 35 mjete transporti për të bërë 25 reise transporti për evakuimin e komunitetit për zonën e NënshkodrësBashkia ShkodërGjatë ditës së djeshme janë marrë masa nga Bashkia Shkodër për shpërndarjen e pakove ushqimore për familjet në lagjet Ajasem, Bahçallek, Livade më mbështetjen e dy varkave gome të ushtrisë, si dhe janë evakuuar rreth 40 persona të komunitetit Rom të cilët janë akomoduar në Repartin Ushtarak të Rrencit, ku janë furnizuar edhe me ndihma ushqimore nga Reparti Reagimit të Shpejtë dhe Bashkia Shkodër Komuna Ana MalitGjatë ditës së djeshme janë shpërndarë rreth 100 pako ushqime cilët kanë ardhur nga rezervat e shtetit pranë fshatit Obot të kësaj komune, shpërndarja e ushimeve është bërë nga strukturat e ushtrisë në bashkëpunim me kryepleqtë e fshatrave Komuna DajçNga grupi i punës inxhiniero-teknik i ngritur nga Prefekti në bashkëpunim me strukturat e ushtrisë është punuar dhe riparuar rreth 140m argjinature dhe brenda ditës së sotme pritet të përfundoje pjesa tjetër e dëmtuar prej 400 m.Gjatë ditës së djeshme është bërë një punë intensive nga strukturat e policisë dhe të ushtrisë që janë të dislokuar në këtë zonë për të bindur komunitetin e zonës për t’u evakuuar, punë e cila vazhdon edhe gjatë ditës së sotme.Po punohet në Komunën Velipojë për riparimin e argjinaturës në fshatin ças.Gjatë ditës së djeshme janë evakuuar nga strukturat e ushtrisë rreth 200 kokë bagëti nga zona e përmbytur në afërsi të nënstacionit të pompave që furnizojnë komunën Velipojë, pranë fshatit Trush të komunës Bërdicë dhe gjatë gjatë ditës së sotme janë evakuuar gjithsej rreth 450 familje nga Komuna Dajç.Masat që po merren nga KECQPrefekti i Qarkut Shkodër në funksionin e Kryetarit të Komisionit të Emergjencave Civile të Qarkut në kuadrin e shpalljes së gjëndjes së emergjencës, me datë 6.01.2010 në orën 9.00 ka mbledhur KECQ dhe ka deleguar urdhërat dhe detyrat e mëposhtme:Vazhdimin e punimeve nga grupi i punës në bashkëpunim me strukturat e ushtrisë për të përfunduar riparimin e argjinaturës në komunën Dajç.DSHP dhe Drejtoria të vazhdojnë ekzaminimin konkretisht në terren me grupe pune dhe me ambulanca në fshatrat e komunave Ana e Malit, Dajç, duke parë konkretisht nevojat e komunitetit.Nga Grupi i punës i KECQ po përgatitet lista e nevojave për ushqime mbi bazën e nevojave të njësive vendore në nevojë, si Ashtë Bushat, Ajasem, Bahçallek, Livade në bashkinë Shkodër, Komuna Ana e Malit dhe Dajç.Nga strukturat e ushtrisë të vazhdojë bashkëpunimi me strukturat e njësive vendore për transportin e ushqimeve dhe nevojave me imediate që kanë komunitetit i zonës në nevojë duke përdorur varkat e gomës.U propozua nga drejtuesit e strukturave speciale të DPPSH, DPQ, për të shpallur zonën e komunave Dajç, Ana e Malit si zonë evakuimi Janë të dislokuara nga Ministria e Mbrojtjes dhe Ministria e Brendshme:11 Mjete transporti për evakuimin e komunitetit2 Astra mjete vetëshkarkuese, do të dërgojë edhe 2 mjete të tjera Astra1 fadromeReparti i Reagimit të Shpejtë ka në operacion në zonën e komunave aktualisht rreth 2 varka gome, 20 mjete transporti dhe 150 ushtarë.4 mjete transporti Ifa dhe Saurrela nga MBReparti i mbështetjes operacionale ka në operacion në zonën e komunave aktualisht rreth 6 varka, 4 mjete transporti rreth 60 ushtare.DPQ ka të shpërngulur të gjithë efektivin që ka në organike për në komunat Dajç dhe Ana e Malit.FNSH ka në operacion 3 grupe të FNSH dhe 3 mjete IFAKanë ardhur edhe një grup specialistësh i përbërë prej 15 vetësh nga Kosova të cilët janë të pajisur me mjete speciale, varka Gome që do të vihen në dispozicion të zonave që janë të përmbytura....