Shtabi i Emergjencave: Në Shkodër vazhdojnë të jenë të përmbytura 3800 ha tokë dhe 350 banesa

Janë 3800 ha tokë të cilat vazhdojnë të jenë të përmbytura nën ujë në të gjithë qarkun e Shkodrës. Në mbledhjen e sotme të Shtabit të Emergjencës janë dhënë shifra mbi dëmet e mëdha që janë shkaktuar në këtë qark për shkak të shkarkimit të ujrave të tre HEC-eve si dhe për shkak të reshjeve dhe shtrëngatave të shiut që vazhdojnë pa ndërprerje në të gjithë Shkodrën. Pritet të ketë një tjetër rritje të nivelit të ujit ndërkohë raportohet se mbi 350 banesa janë tashmë të mbushura me ujë. Konretisht në bashkinë e Shkodrës janë 140 shtëpi në rrezik përmbytje. Uji tashmë ka hyrë në katin e parë të tyre. Në fshatin obot janë 140 shtëpi të përmbytura, në komunën Dajc janë 70 shtëpi, 5 shtëpi janë të përmbytura në fshatin Dushk të Komunës Ana e Malit, 7 shtëpi të përmbytura në Arrën të komunës Bushat. Forcat e armatosura kanë vijuar gjithë natën evakuimin e banorëve dhe të gjësë së gjallë nga fshatrat e komunës së Dajcit dhe Obot, dy zonat më të rrezikuara nga përmbytjet. Pavarësisht apelit të kryeministrit dhe zyrtarëve të lartë të shtetit dhe të prefekturës për një evakuim sa më të shpejtë, banorët vazhdojnë të rezistojnë. Nga shifrat e raportuara sot në mbledhjen e shtabit të emergjencës janë evakuar nga fshati Obot 30 familje, 130 familje nga 460 që banojnë në komunën Dajc janë evakuar. Nga fshati Arrëz janë evakuar 7 familje, 5 familje janë evakuar nga Bërdica, 30 familje të komunitetit rom, banorë të lagjes Bahcallëk në hyrje të Shkodrës janë evakuar. Mësohet se familjet nuk kanë pranuar të strehohen në vendet që ka caktuar qeveria për strehimin e tyre por kanë preferuar të strehohen te të afërmit....