“Serbia ka interes për një bashkëpunim me Shqipërinë”

Deklaron Presidneti serb Boris Tadiç flet edhe rreth marrëdhënieve rajonaleSerbia ka shprehur interes për bashkëpunimin me Shqipërinë. Ka qenë Presidenti i Serbisë, Boris Tadiç, gjatë Konferencës së Ambasadorëve, i cili ka folur në mënyrë të veçantë dhe me tone pozitive për Shqipërinë. Sipas Tadiç, Serbia dëshiron marrëdhënie më të mira me Shqipërinë.Duke folur para Ambasadorëve serbë në botë, në pjesën kushtuar bashkëpunimit rajonal, Presidenti Tadiç, ka deklaruar se, “Serbia dëshiron marrëdhëniet më të mira të mundshme me të gjithë fqinjët, sepse ky është një parakusht për integrimet europiane”. Presidenti serb ka theksuar se, “asnjë shtet i rajonit nuk duhet të mbetet jashtë vëmendjes së politikës të jashtme të Serbisë“, duke shtuar se kjo, në veçanti, ka të bëjë me Shqipërinë.Duke u përqendruar te marrëdhëniet dypalëshe mes Serbisë dhe Shqipërisë, Tadiç tha më tej se, “Mendoj se është e palejueshme që marrëdhëniet tona me Shqipërinë të mbeten të neglizhuara apo të lëna pas dore siç ka qenë rasti në dekadat e fundit. Serbia ka interes për një bashkëpunim me Shqipërinë”....