E Shtunë, 31 Tetor 2026

Spanja “hap dyert” e Bashkimit Evropian- integrimi i Shqipërisë, para vendeve ish jugosllave

Qeveria spanjolle shpall axhendën e saj të Presidencës 6 mujore të Bashkimit Evropian me kryefjalë integrimin e vendeve të Ballkanit perëndimor, përfshirë Shqipërinë dhe disa vende të rajonit. Ministri i Jashtëm Moratinos u shpreh në Madrid se, Spanja do të ndjekë me vëmendje ecurinë e vendeve aspirante për t’u bërë anëtare të Bashkimit Evropian, por më parë do të shohë ritmin e tyre të reformave, pas vlerësimeve që siç tha ai, vendet ish jugosllave mbeten të brishta në këtë aspekt. Presidenca spanjolle e Bashkimit Evropian konsideron si thelbësore zgjerimin drejt vendeve të Ballkanit Perëndimor, duke anëtarësuar në të Shqipërinë, Maqedoninë, Malin e Zi dhe vendet e tjera të rajonit. Ministri i Punëve të Jashtme të Spanjës, Miguel Angel Moratinos, vendi i të cilit udhëheq presidencën e radhës të Bashkimit Evropian, gjatë një komunikimi me mediat në Madrid u shpreh se, pas zgjidhjes së problemeve institucionale me Traktatin e Lisbonës, mbetet jetike dhe e domosdoshme ecuria e zgjerimit të Unionit me pranimin e vendeve të tjera. Spanja, e cila mori përsipër presidencën e radhës të BE në 1 janar, konsideron se nuk ka asnjë arsye për të zgjatur procesin dhe se “hapja e dyerve” duhet të fillojë me integrimin e vendeve që kanë shpallur aspiratën e tyre dhe mbeten të gatshme për të bashkëpunuar me Bashkimin Evropian. Moratinos veçoi Shqipërinë për reformat dhe progresin e shënuar, ndërsa tërhoqi vërejtje për vendet e ish Jugosllavisë, duke veçuar ndër to Bosnjen e cila vazhdon të karakterizohet nga një situatë e brishtë. Ministri i Jashtëm spanjoll theksoi në vijim se integrimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor do të jetë në vëmendjen axhendës së Presidencës së radhës të BE. Ai gjithashtu përmendi edhe Islandën, e cili e paraqiti kandidaturën në korrik 2009 dhe mund të bëhet anëtare duke filluar që nga 2012, dhe Turqia, duke shpresuar se ajo do të vazhdojë të hapë kapitujt e pranimit, duke shtuar se, për këtë vend, procesi do të jetë i gjatë. Më tej, Moratinos i’u referua edhe pavarësisë së Kosovës, ku deklaroi se Spanja nuk është e gatshme për njohjen e shtetit të ri, por do të respektojë në mënyrë konstruktive autoritetet legjitime të saj....

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›