E Diel, 1 Nëntor 2026

Sejdiu telefonon Berishën: FSK në ndihmë të banorëve në zonat e përmbytura

Presidenti i Kosovës z. Fatmir Sejdiu e informoi Kryeministrin Berisha se Kosova ka vendosur të nisë në Shqipëri Forca të Sigurisë së Kosovës për të ardhur në ndihmë në zonat e përmbyturaKosova vendosë të dërgojë në Shqipëri forcat e sigurisë kombëtare për tu ardhur në ndihmë banorëve të zonave të përmbytura në Shkodër dhe Lezhë. Kryeministri Sali Berisha zhvilloi pak minuta më parë një bisedë telefonike me Presidentin e Republikës së Kosovës, zotin Fatmir Sejdiu.Në këtë bisedë të përzemërt, Kryeministri Berisha e njohu Presidentin Sejdiu me situatën e krijuar në  zonat e përmbytura në vend. Presidenti i Kosovës z. Fatmir Sejdiu e informoi Kryeministrin Berisha se  Kosova ka vendosur të nisë në Shqipëri Forca të Sigurisë së Kosovës për të ardhur në ndihmë në zonat e përmbytura.Kryeministri Berisha e falënderoi Presidentin e Kosovës z. Fatmir Sejdiu për këtë vendim, si dhe për ofertën e qeverisë së Kosovës për ndihma në varka shpëtimi dhe mjete të tjera. Kryeministri Berisha i shprehu Presidentit Sejdiu falënderimin e tij edhe për ndihmën financiare që Komuna e Gjakovës ka akorduar për zonat e përmbytura në Shqipëri.Gjatë bisedës telefonike, Presidenti i Kosovës u shpreh se po ndjek me vëmendje situatën në vijimësi, si dhe shprehu vlerësimet e tij për të gjitha përpjekjet e autoriteteve dhe të qeverisë shqiptare për përballimin me efiçencë të kësaj situate të vështirë....

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›