E Shtunë, 31 Tetor 2026

Basha: Çekia na mbështet për vizat

 

Ministri i Jashtëm, Lulzim Basha tha dje në konferencën e përbashkët për shtyp me homologun e tij çek, Karel Schwarzenberg se procesi i liberalizimit të vizave ecën paralelisht me integrimin evropian. "Në këtë kuadër ne presim gjatë nëntorit, si hapi tjetër pas raportimit që ne bëmë në shtator, raportimin e Komisionit Evropian mbi fazat dhe etapat e procesit të liberalizmit të vizave dhe në këtë kuadër, edhe një herë, unë mendoj se është një lajm shumë i mirë që Presidenca Çeke, e cila ka përcaktuar prioritetet gjatë 6 muajve të fundit, vazhdon dhe do të vazhdojë të na mbështesë edhe në këtë proces të liberalizimit të vizave", theksoi Basha. Sipas tij "besojmë që kjo periudhë 6-mujore do të jetë jashtëzakonisht e rëndësishme për të shënuar progresin që ne dëshirojmë dhe që presim në këtë drejtim dhe për të afruar sa më shpejt datën e lëvizjes së shqiptarëve pa viza drejt hapësirës Shengen".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›