E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sëmundja e rrallë, njeh vetëm zërin e Konerit

 

Një grua nuk njeh asnjë zë tjetër në botë, përveç atij të Shon Konerit. Ajo nuk mund të njohë as ata që i telefonojnë, as radion as zërat e tjerë në televizion, veç atij të Shon Konerit. Kjo është prognoza e çuditshme e një britanikeje 60-vjeçare, e cila ka qenë viktimë e një traume apo një iktusi. Në një test të kryer në “University College” në Londër mes shumë zërave të njohur yjesh të kinemasë, ajo ka njohur vetëm atë të agjentit të parë 007. Sipas mjekëve, ky është një rast unik. Ndërkohë 60-vjeçarja ka përpunuar një sërë “emrash të koduar” që të mund të njohë të afërmit dhe miqtë në telefon. E panjohura e mjekëve është se si ajo arrin ta njohë zërin e aktorit skocez, Shon Koneri. Falë një rezonance magnetike mjekët kanë parë, se truri i saj është shumë i shëndetshëm dhe nuk ka pësuar asnjë dëmtim.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›