E Shtunë, 31 Tetor 2026

Robinson Kruzo, gjenden mbetjet e kasolles në një ishull

 

Robinson Kruzo ekzistonte me të vërtetë dhe këtë e kanë vërtetuar arkeologët, të cilët gjatë gërmimeve në një ishull të Aguas Buenas, kanë gjetur mbetjet e kasolles së tij, që korrespondon me atë të përshkruar nga romancieri Defo. Personazhi i përshkruar në libër ka qenë i frymëzuar nga një histori e vërtetë e një marinari, i cili pas mbytjes së anijes arriti të mbijetojë në një ishull në vitin 1704 dhe u gjet 5 vite më vonë. Studiuesit kanë zbuluar objekte përdorimi të përditshëm të marinarit. Alexander Selkirk ‘u mbyt’ në detet e Amerikës meridionale. Ai u shpëtua nga kapiteni Woodes Rogers. Arkeologët e udhëhequr nga David Caldwell të “National Museum” nga Skocia kanë gjetur objektet pas gërmimeve në ishull. “Kjo është më e fortë dhe më e pamohueshme. Ne kemi gjetur objekte, që tregojnë se personi që jetonte në mënyrë primitive në ishull ishte vërtet marinar dhe kishte edhe objekte e mjete matematikore”, shpjegojnë arkeologët. Pas gërmimeve u mundësua të ndërtohej dhe kasollja e Kruzosë. Sipas artikullit të botuar në “Journal of Post Medieval Archeology”, Selkirk kishte ndërtuar dy kasolle, një prej të cilave ndodhej në lartësi, për të parë detin e gjerë nëse kalonte ndonjë anije apo vinin ndihmat pas mesazheve të tij të shumta të hedhura në det e të shkruara në rërë. Romani i Defo është publikuar rreth asaj, por nuk ka prova që ka pasur kontakt mes tij dhe Kruzosë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›