Basha “fton” Ramen per ndeshje basketbollit Luljeta Ndoka
E gjitha zona e Porcelanit dhe e Xhamllekut, e cila njihet si blloku 61/1 do te pesoje nje shnderrim total, jo sa i perket fasadave, por pasurimit te saj me mjaft alternativa clodhese e argetimi si per femijet e te rinjte, ashtu edhe per moshen e trete. Pasi ka njoftuar ndertimin e kendeve te lojerave, te kendeve clodhese me stola, si dhe fushave sportive, kryetari i Bashkise se Tiranes Lulzim Basha ka “ftuar” ish-kryetarin Rama qe te kthehet te beje nje ndeshje basketbolli te standardeve evropiane ne fushen e re do te inaugurohet brenda 6 muajsh. Prezantimet e risive ne kete zone, Basha i beri dje gjate nje takimi me banoret e Njesise Bashkiake nr.4, ku do te behen nderhyrjet. Keshtu, me nje investim prej 18.6 milione lekesh, Bashkia e Tiranes do te realizoje rikualifikimin urban te Bllokut 61/1, ne Njesine Bashkiake nr. 4. Ne kete bllok i cili prej kohesh ndien mungesen, qofte edhe te nje metri katror gjelberim, parashikohet realizimi i 2300 m2 siperfaqe te gjelberuar, vendosja e stolave per banoret si dhe kende lojerash per femijet. “Ne kete Bllok do te nderhyhet ne 16 pika te ndryshme, me nje siperfaqe totale prej 2300 metrash katrore, te cilat do te gjelberohen me peme te larta, peme dekorative te uleta, me ndricim funksional dhe dekorativ”, tha kryetari i Bashkise se Tiranes, Lulzim Basha, Ai shtoi se do te ndertohen 40 kende pushimi dhe kende lojerash per femijet e ketij Blloku, me nje siperfaqe totale prej 150 mije metrash katrore dhe qe do u sherbeje mbi 8000 banoreve te qytetit te Tiranes. “Femijet e zones do te kene para cdo pallati hapesira per te luajtur, afro 40 kende lojerash; te moshuarit do te kene afro 120 stola, per te shijuar gjelberimin dhe aspektet e tjera te permiresuara te cilesise se jetes ne kete zone si dhe sipas rastit, per tu kujdesur per niperit e mbesat, pa qene nevoja t’i marrin per dore dhe te levizin me dhjetera kilometra, ne drejtim te Parkut te Liqenit Artificial apo diku tjeter, pasi keto parametra sherbimi do te jene te pranishem ketu dhe kjo cilesi e re jete do te shijohet nga te gjithe banoret” - u shpreh kryetari i Bashkise. Ne projekt parashikohet te ndertohet nje fushe sporti multifunksionale dhe vendosja per here te pare e dy kabinave info-point, sherbimi dixhital, per banoret e zones, ku mund te marrin informacion mbi ceshtje e sherbime te ndryshme te Bashkise, sherbime te ndryshme te qytetit te Tiranes, sikunder do te sherbejne edhe si pika te transmetimit te valeve per internetin (wireless) dhe me tarife zero sherbimi per rinine e kesaj zone. Perfundimi i ketij projekti, ne 6 muajt e ardhshem do te ofroje nje cilesi te re jete, per banoret e kesaj zone. “Ne gjashte muajt e ardhshem, me perfundimin e ketij rikualifikimi urban, banoret e zones do te ndihen krenare qe jane banore te kesaj zone dhe do te ndihen banore te Tiranes, ne menyre te padiskriminuar. Me kete rast shpresoj se dhe ish-Kryetari do te kthehet per te bere nje ndeshje basketbolli te standardit te ri, te standardit evropian, ne fushen e re te sportit qe ne do te inaugurojme”, tha Basha.
Nderhyrjet qe do te behen ne bllokun 61/1:
Siperfaqja ku nderhyhet, rreth 2300 metra katrore
Do te ndertohen 40 kende pushimi dhe lojerash
Siperfaqja 150 mije m2 u sherben 8 mije banoreve
Per te moshuarit, 120 stola, per te shijuar mjediset
Do te ndertohet nje fushe sporti multifunksionale
Do te vendosen 2 kabina info-point, sherbim dixhital
Do te kete internet falas wireless per moshat e reja
Projekti pritet qe te zbatohet ne nje hark kohor 6 muaj
Nderhyrjet qe do te behen ne bllokun 61/1:
Siperfaqja ku nderhyhet, rreth 2300 metra katrore
Do te ndertohen 40 kende pushimi dhe lojerash
Siperfaqja 150 mije m2 u sherben 8 mije banoreve
Per te moshuarit, 120 stola, per te shijuar mjediset
Do te ndertohet nje fushe sporti multifunksionale
Do te vendosen 2 kabina info-point, sherbim dixhital
Do te kete internet falas wireless per moshat e reja
Projekti pritet qe te zbatohet ne nje hark kohor 6 muaj