Gjykata e Tiranës: “Arrest me burg” për Shullazin
TIRANE - Gjykata e Tiranës vendosi masën e sigurisë “burg pa afat” për Emiljano Shullazin dhe Gilmando Danin, të cilët u ndaluan mbrëmjen e së martës në afërsi të “21 Dhjetori”-t në kryeqytet.
Arrestimi i Shullazit u krye pasi policia zbuloi në makinën e tij armë pa leje, pistoleta, thika dhe disa maska.
Emiljano Shullazi është një emër i njohur për drejtësinë shqiptare, i cili është bërë shpesh protagonist i incidenteve gjatë fushatave elektorale ne vend, ndërkohë që ka kryer edhe një dënim me 7 vjet burg për trafik droge.
Në zgjedhjet e vitit 2009 Shullazi u ndalua në Farkë me 11 persona të armatosur, ndërsa gjatë fushatës së fundit elektorale tentoi të shkaktonte trazira në periferi të Tiranës.
(er.nu/BalkanWeb) Lidhje te tjera Makina e Shullazit, mospërputhje letrash