E Shtunë, 31 Tetor 2026

Basha, garanci norvegjeze per voten ne NATO

Ministri i Jashtem, Lulzim Basha, gjate nje vizite ne Norvegji, mori garancine se Parlamenti norvegjez do te votoje brenda sesionit te vjeshtes, protokollin e anetaresimit te Shqiperise ne NATO. Zyra e shtypit prane MPJ-se, beri te ditur se ministri Basha zhvilloi nje vizite zyrtare ne Mbreterine e Norvegjise, me ftese te homologut te tij, Jonas Gahr Store. Dy ministrat evidentuan marredheniet shume te mira, qe ekzistojne mes dy vendeve. Ne kete drejtim, ministri Basha vleresoi mbeshtetjen qe Norvegjia ka dhene ne procesin e integrimit te Shqiperise, ne strukturat Euroatlantike. Duke informuar mbi zhvillimet e fundit ne Shqiperi ne fushat politike dhe ekonomike, ministri Basha vuri theksin ne reformat e ndermarra nga qeveria shqiptare ne ekonomi si dhe eficencen ne luften kunder korrupsionit. Duke i kushtuar nje vend te rendesishem, gjate bisedes per zhvillimet ne rajon pas pavaresise se Kosoves, te dy ministrat ndane te njejtin mendim mbi rendesine e bashkepunimit rajonal ne dobi te paqes dhe stabilitetit dhe te perspektives euroatlantike te gjithe Evropes Juglindore. Ndersa ministri i Jashtem norvegjez u shpreh i befasuar nga progresi qe ka bere Shqiperia ne lidhje me axhenden aktive dhe ambicioze te reformave. "Ne jemi krenar ta kemi Shqiperine si pjese te aleances se NATO-s. Vizita juaj na jep mundesi te rishikojme marredheniet tona dypaleshe, te cilat jane te shkelqyera dhe kane nje potencial shume te madh, per ngritje thelbesore", tha ministri i Jashtem i Norvegjise.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›