E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Fazllic s'duhet te eklipsoje arritjet e qeverisjes se PD"

Deputeti i Partise Demokratike, Prec Zogaj tregon se ndihet i shqetesuar kur shikon se ceshtja e nje biznesmeni, sic eshte edhe ajo e Damir Fazllic merr nje rendesi kaq te madhe, duke lene shijen e te nje konflikti mes institucioneve. Ne nje interviste per "Koha Jone", Zogaj deklaron se ceshtja e Damir Fazllic nuk duhet te eklipsoje, arritjet e mazhorances ne me shume se 3 vite qeverisje. Njeheresh ai shprehet se e gjithe transparenca qe kerkohet per kete ceshtje nga ana e kryeministrit Berisha eshte e nevojshme kur emri i Fazllic po lakon edhe shume emra te tjere ne vend. Ne lidhje me akuzat per nje konflikt mes Prokurorise se Pergjithshme dhe qeverise, Zogaj theksoi se nuk mendon se ekziston nje konflikt mes Prokurorise dhe qeverise, por problem mund te kete me disa prokurore ne kete institucion. Ne lidhje me reagimin e faktorit nderkombetar per kete ceshtje, Zogaj theksoi se eshte e udhes qe te degjohen edhe kritikat e tyre sepse ato jane miqesore dhe dashamirese.

Kryeministri Berisha ka kerkuar hetim nderkombetar ne lidhje me biznesmenin Damir Fazllic. Si e gjykoni kete kerkese te Berishes ne rolin tuaj si deputet i Partise Demokratike?

Kjo eshte nje ceshtje qe ka marre permasa politike te paparashikuara. Evoluimi i kesaj historie ka nxjerre emra zyrtaresh, emra familjaresh te zyrtareve dhe kryeministrit. Populli yne thote ne nje shprehje "Nga ferra e vogel, del lepuri i madh" dhe duket se ky Fazllic po na ngaterron te gjitheve, duke involvuar cdo dite institucione dhe personazhe, gje qe mua kjo mua personalisht me deshperon pa mase. Me deshperon sepse eshte nje histori e cila paradoksalisht po eklipson, te gjitha ato arritje qe ne i kemi shenuar si mazhorance. Po eklipson gjithe kete performance pozitive qe krijuam ne fushen e investimeve, ne mbledhjen e te ardhurave ne marredheniet me publikun dhe perpjekjeve per te vendosur sundimin e ligjit ne vend. Ne keto momente vjen nje personazh me te gjithe fondin perkates dhe e gjitha kthehet andej. Ndoshta disa kolege te mazhorances nuk jane treguar shume te vemendshem dhe kane rene ne nje lloj kurthi ne te gjithe kete zhurme qe po zhvillohet. Por duket se kryeministri Berisha ka nje problem qe duhet ta zgjidhe dhe ky eshte edhe problemi i transparences, meqe jane permendur ne kete histori edhe emra te familjareve te tij. I pari eshte problemi i Fazllic dhe e dyta se permenden emra. Themelore ne kete proces eshte transparenca dhe une mbeshtes te gjitha perpjekjet per zbardhjen e historise. Une mendoj se nga zbardhja e historise dhe transparenca ka vetem te mira dhe asnje te keqe. Keshtu qe hetimi ne Shqiperi edhe me eksperte nderkombetare do te sherbente per mire. Ne tashme kemi raste te ketij hetimi, si ne rastin e ceshtjes se Azem Hajdarit, kemi eksperte te ardhur per Gerdecin dhe ceshtjen "Trebicka". Por ndoshta jemi perpara nje fenomeni te ri nuk flitet per eksperience nderkombetare, por per hetim nderkombetar dhe kjo do te kerkonte qe juristet te ekspozonin te gjithe bazen ligjore. Por ne parim ne kuptojme qe Shqiperia eshte nje vend i hapur dhe mundesite e apelimit shkojne me larg Shqiperise. Nuk e di se si do te procedohet, por mbetet nevoja per qartesim ne kete histori.

Nga ana e kreut te qeverise, Berisha eshte kerkuar edhe ngritja e nje Komisioni hetimor parlamentar per te analizuar raportet e Prokurorise me Ministrine e Drejtesise dhe ate te Brendshme. Si e shikoni kete nisme dhe mendoni se eshte e duhura ne keto momente?

Edhe ky eshte nje Komision qe do te kete ne objektin e vete disa konflikte te ezauruara ditet e fundit. Edhe per kete rast duhet te ekspozohet objekti i tij, sepse deri tani kemi vetem nje direktive. Komisioni hetimor eshte nje forme, por ka edhe menyra te tjera per te ezauruar nje moment konfliktual. Sepse nuk mund ta imagjinoj qe mazhoranca eshte ne konflikt me prokurorine. Kudo pergjegjesia eshte individuale dhe kudo ka individe te cilet tentojne te abuzojne ose nuk njohin ligjin, po keshtu ka edhe elemente te kultures se vjeter me idene se prokurori mund te vendose per gjithcka. Por ne thelb kjo eshte nje prokurori qe po ben perpjekje per te vendosur veprimtarine ne binaret e ligjit. Keshtu qe duhet pare me kujdes dhe duhet pare edhe rruget qe te cojne ne zbardhjen e pergjegjesive administrative per dy apo tre prokurore.

Ne lidhje me ceshtjen Fazllic ka pasur reagime te shumta edhe nga ana e perfaqesuesve te institucioneve nderkombetare ne vend dhe po keshtu nga ambasada amerikane. Mendoni se keto reagime mund te ndikojne negativisht per imazhin e demokracise ne vend?

Shtetet e Bashkuara te Amerikes, OSBE dhe vendet e tjera te Evropes Perendimore e kane ndihmuar shume Shqiperine ne rrugen e demokracise, ne rrugen e disa aspiratave historike qe ka kombi yne. Kjo eshte nje arsye me shume per te qene shume te hapur ndaj keshillave, sugjerimeve, madje edhe kritikave qe kane qene edhe jane vetem miqesore. Keshtu qe nuk duhet te prekemi kur nga vijne qendrime mosmiratuese nga partneret dhe miqte tane. Kjo eshte vetem nje shenje dashamiresie dhe jo e kunderta. Ne kete kuader mendoj se duhet ti marrim me dashamiresi te madhe, keto qendrime qe synojne ne fund te fundit te ndihmojne demokracine ne Shqiperi dhe mazhorancen, sepse nje rruge edhe mbyllja e syve perpara veprimeve qe konsiderohen te nxituara. Une mendoj se demokracia eshte nje mesim qe mesohet perdite, nuk eshte nje dogme qe mesohet njehere dhe pergjithmone. Ne kete menyre vendet evropiane jane ne formen e busullave per ne dhe jo vetem qe duhet ti marrim me dashamiresi keto kritika, por edhe duhet te reagojme te jemi ne kontakt me ta dhe mos te krijojme distance. Ne fund te fundit PD ka autoresine e vendosjes se raporteve te para miqesore dhe institucionale me perendim. Kjo eshte partia qe ngriti flamurin e oksidentalizimit ne Shqiperi dhe kete nuk duhet ta harrojme kurre. Natyrisht qe une jam ne favor te hapjes se perendimit ndaj PS-se, trashegimtareve te Partise se Punes sepse ne te gjithe jemi shqiptare dhe sa me shume oksidentalitet ne Shqiperi aq me mire per ne te gjithe.

Fatjona Mejdini


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›