"NATO, mbeshtetje Shqiperise per anetaresimin"
Kryeministri Berisha, priti dje ne takim Komandantin e Komandes Supreme te NATO-s per Evropen, gjeneralin John Craddock. Berisha i shprehu atij mirenjohjen e thelle per perkrahjen dhe ndihmen e vazhdueshme qe NATO, SHBA, Presidenti Bush dhe Pentagoni, si dhe vendet anetare te NATO-s i kane dhene dhe po i japin Shqiperise ne projektin madhor te shqiptareve per anetaresim ne NATO. Craddock tha se Shqiperia do te hyje ne NATO deri ne Samitin e ardhshem, i cili do te mbahet ne Strasburg dhe Kehl, ne pranveren e vitit 2009. Ai shprehu vleresimin me te larte per progresin e arritur nga qeveria shqiptare gjate viteve te fundit. "Ju keni perkrahjen tone te plote politike dhe ne fushen e mbrojtjes" i theksoi Gjenerali Craddock Kryeministrit Berisha.