E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ekspertja Brecani, replika me Mero Bazen

TIRANE - Ekspertja Kontabel e Autorizuar, Shpresa Brecani, replikoi dje me analistin e njohur Mero Baze. Ajo theksoi se "nuk kam audituar asnje kompani te Fazlic, por kam audituar vetem kompanite e Meros". Ne prononcimin per media, Brecani tha se prej dhjete ditesh disa media, "pa asnje prove, kane spekuluar duke me atribuuar mua si eksperte kontabel, auditin e disa kompanive qe shtypi i lidh me emrin e biznesmenit anglo-boshnjak Damir Fazlic".

Brecani tha se i hedh poshte "keto shpifje" dhe shtoi se eshte e gatshme per cdo ballafaqim te fakteve, akuzave dhe spekulimeve, edhe ne prokurori. "Dua te sqaroj opinionin dhe ne menyre te posacme gazetarin Mero Baze, i cili po udheheq kete fushate shpifjesh, se si nje profesioniste e fushes se financave, une ushtroj veprimtarine time private konform ligjeve te vendit dhe atyre nderkombetare, dhe jo nga parime politike, klanore dhe mercenare sic mund te udhehiqet Baze", deklaroj Brecani.

Ajo shton se "nga keto parime une kam audituar per shembull kompanite e z. Baze, i njohur per shitjen dhe riblerjen e tyre (qe natyrisht ia lejojne ligjet e vendit), si shoqerine "Media Soft Albania" sh.p.k e krijuar si person juridik me Vendim te Gjykates se Rrethit Tirane nr. 34779, date 02.11.2005, me administrator nipin e Meros, z. Artur Malaj, si dhe shoqerine "Media Enter SHPK" e krijuar si person juridik me vendim te Gjykates se Rrethit Gjyqesore Tirane nr. 21390 date 26.05.1999".

Me tej Brecani detajon se "me vendim te Gjykates se Rrethit Tirane nr. 21390/1, date 22.11.2005 eshte bere ndryshimi i ortakut te shoqerise dhe ndryshimet perkatese ne statusin e shoqerise per sa i perket struktures se ortakeve. Ortaku i vetem z.Mero Baze ne date 10.10.2005 i ka shitur zotit Besnik Sylaj 100% te kuotave te kapitalit themeltar etj.".

Duke qene nje profesioniste e fushes se auditit, Brecani thekson se "ligji nuk me kufizon per te bere cdo audit ne nje treg te hapur dhe konkurrent te kesaj fushe", por shtoi se deshiron te sqaroje opinionin se "nuk kam patur asnje lidhje me firmat e biznesmenit Damir Fazlic, nuk kam mbajtur dhe as nuk kam audituar asnje nga keto kompani, edhe pse ma lejon ligji".

Brecani ve ne dukje se kjo mund te konfirmohet qarte dhe pa asnje veshtiresi nepermjet dokumentacioneve qe depozitohen ne disa institucione shteterore sic jane Drejtoria e Pergjithshme e Tatimeve, Qendra Kombetare e Regjistrimit te Bizneseve etj.

"Fakti qe disa media te inspiruara politikisht duan te bejne lidhje te paqena mes meje dhe kompanive te biznesmenit boshnjako anglez, duke fantazuar skenare konspirative te tipit Baze, i cili cdo te keqe ne kete vend deshiron ta lidhe me familjen e kryeministrit, provojne paprofesionalizmin e tyre, mjerimin dhe perdorimin e tyre ekstrem", - konsideron Brecani.

Me tej, Brecani kerkon te nenvizoje "faktin se une kam zgjedhur punen e ndershme dhe te paster per te mbajtur familjen time, me te cilen vertete mburrem, dhe jo mercenarizmin dhe shpifjet per perfitime te uleta".

"Une ushtroj aktivitet ne profesionin e lire si Eksperte Kontabel e Autorizuar, me Licence te Profesionit te leshuar nga IEKA me Nr. 143,date 29.12.2006 dhe mbrojtur prane IEKA-se me date 29.06.2005 si dhe bazuar ne Certifikaten e Regjistrimit( Biznes i Vogel) me kodin vendor 38222 dhe Nipt K71529023K", - jane hollesite qe jep Brecani. Ajo vlereson se keto fakte hedhin poshte cdo lidhje qe Baze i ka bere here pas here licencimit tim me daten e krijimit te nje kompanie private.

Duke theksuar se ajo nuk eshte as gjykatese dhe as prokurore, por vetem nje eksperte e pavarur, Brecani ve ne dukje se "ne asnje veprimtari timen nuk i lejoj vetes paragjykime dhe aq me pak shpifje apo trillime per asnje subjekt privat apo publik, sic ben z. Baze ne profesionin e tij te publicistit, duke marre edhe rolin e gjykatesit, edhe pozicionin e prokurorit, edhe portretin e hetuesit te sigurimit famekeq te shtetit".

Nisur nga parimi kushtetues qe gjithkush ka te drejte te punesohet diku ose te ushtroje aktivitet privat, Brecani kerkon te shpjegoje ne menyre te detajuar, se profesioni i saj si Eksperte Kontabel e Autorizuar eshte profesion i pavarur, i mbeshtetur ne Ligjin Nr.7638, date 19.11.1992" Per Shoqerite Tregtare", ndryshuar me Ligjin Nr. 9901, date 14.04.2008 "Per Tregtaret dhe Shoqerite Tregtare", sipas Vendimit te Keshillit te Ministrave Nr.150, date 31.03.2000 dhe shtesat e ndryshimet e ketyre rregullave te miratuara me Vendim Nr. 625, date12.11.2001 si dhe ne Rregulloren per organizimin e profesionit te Eksperteve Kontabel te Autorizuar, miratuar nga IEKA.

Ne mbyllje te deklarates per opinionin, Brecani ka dashur t'i kujtoje z.Baze se "me shpifjet e tij ka ndikuar per te me prishur imazhin e studios time private, duke me sjelle demtim moral te studios". Per kete fakt, Brecani kujton faktin se ajo mund t'i drejtohej drejtesise, por evidenton se "Mero ka rene kaq poshte se ka nevoje vetem per meshire duke u lutur per te "fale o Zot se nuk di se cfare ben".

Ne vijim te deklarimit per media, Brecani ka bere dhe komente per "shkrimet e publikuara dhe prononcimet e panderprera te Mero Bazes ne lidhje me pronat e biznesmenit anglo-boshnjak", qe tha se "e kane shnderruar ate ne nje demirolog".

"Une si nje eksperte kontabel nuk u besoj teorive konspirative dhe as qe merrem me to, por nje pjese e madhe e opinionit e cila e lidh zellin e ketij njeriu kunder qeverisjes se djathte ne Tirane me sherbimet qe ai po i ben mafies ekonomike ne vend dhe asaj rajonale, sidomos asaj ne Beograd. Ndoshta jo pa dashje opinioni ka filluar ta quaj ate si merobazevic", - perfundon deklarata e Brecanit.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›