Gerdeci, akuza leter-porosi per Henry Tomei
Tirane- Prokuroria e Pergjithshme kthen ne vemendje te saj tragjedine e Gerdecit. Organi qendror i akuzes kerkon marrjen ne pyetje te shtetasit zviceran Henry Tomei. Kerkesa eshte derguar nepermjet Ministrise se Drejtesise, e cila ka nisur drejt autoritete zvicerane nje leter-porosi, ku i kerkohet ketyre autoriteteve qe te merret ne pyetje ky shtetas. Leter-porosia mban si adrese te derguesit te saj, Prokurorine e Pergjithshme. Nuk dihet ende se kush do te jete rruga qe do te ndiqet per te pyetur Tomei. Burime nga prokuroria kane bere me dije se prokurore te ceshtjes mund te udhetojne ne Zvicer per ta pyetur ose keto autoritete, te mundesojne pyetjen e tij ne interes te hetimeve per vendin tone. Nga ana tjeter mesohet se nje tjeter leter-porosi eshte nisur drejt Qipros. Ne saje te kesaj leter-porosie kerkohet nga autoritete per te zbardhur te gjitha transaksionet bankare te kompanise "Evdin LTD", e cila e ka seline e saj ne Qipro. Henry Tomei u permend gjate deklarimeve te deshmitarit Kosta Trebicka. Ne deshmite e tij Trebicka bente me dije se Tomoi kishte ardhur ne vendin tone per te takuar ish drejtorin e firmes "Meico", Ylli Pinari. Ai mesohet te ishte nenkontraktor i firmes "Meico" dhe "AEY", kjo e fundit me pronar Efraim Diverolin. Shkak per te cilen edhe kerkohet te merret ne pyetje Tomei eshte pikerisht fakti qe ne disa kontrata te firmosura , ai kerkonte furnizim nga Meico me municione te kalibrave te ndryshem. Keto te dhena gjenden ne dokumentet e sekuestruara nga prokuroria, sekuestrime te bera keto ne zyren e "Meicos", ne Ministrine e Mbrojtjes. Per kete prokuroria, kerkon edhe te sqaroje sasite per te cilat eshte kerkuar furnizimi me municione per demontim ne Gerdec, dhe trafikun e mundshem te armeve nga vendi yne drejt Afganistanit per te cilen edhe kane nisur hetimet ndaj 22 vjecarit, Efraim Diveroli ne SHBA. Kosta Trebicka, i cili gjeti vdekjen nje muaj me pare si pasoje e nje aksidenti automobilistik ne Korce ishte personi qe publikoi edhe biseden e pergjuar nepermjet nje telefoni celular mes tij dhe presidentit te AEY-se Diveroli. I cilesuar si deshmitari kyc i ketyre hetimeve, gjate deshmive te dhena ne prokurori vetem 2 muaj para se te vdiste Trebicka, ka permendur se Henry Tomei, si nje nga personat i cili ishte nenkontraktor i firmes "Meico". Per trafikun e armeve nga vendi yne per ne Afganistan, nje muaj me pare dha shpjegime ne Prokurorine e Pergjithshme edhe ish Ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu. Nga ana tjeter prokuroria ka pyetur edhe tre personat e arrestuar per tragjedine e Gerdecit, Ylli Pinari, ish drejtori i Meicos, Mihal Delijorgjin, administrator i "Albademil" dhe Dritan Minxholli, ish drejtori teknik ne fabrike.
Shperthimi ne Gerdec, aksidentale
Tragjedia e Gerdecit ndodhi me 15 mars te ketij viti. Ora shenonte 12 : 00 te asaj dite kur fabrika ne te cilen ndodheshin 124 punetore, ne pushimin e drekes ka marre fillimisht flake dhe me pas ka shperthyer. Nga ky shperthim 26 persona mbeten te vdekur, ndersa 300 te tjere u plagosen. Te gjitha banesat qe ndodheshin afer me fabriken u shkaterruan. Nga hetimet paraprake ka rezultuar se shkak i shperthimit te kesaj fabrike ishte ferkimi i baritit me cimenton, i cili pas ferkimit mori flake. Sipas hetimeve ka rezultuar se puna ne fabrike kryhej ne menyre artizanale, po jo vetem kaq ne te ishin punesuar banore te kesaj zone te cilet nuk ishin marre asnjehere me demontimin e armeve. Madje ata ne fundjave merrnin per te kryer demontimin edhe femijet e tyre. Punesimi i femijeve ne prani te prinderve ishte e percaktuar dhe ne kontraten e pare midis "Mecios dhe "Albademilit". Ndersa hetuesit e ceshtjes bene me dije se ne fabrike nuk ishin krijuar kushtet e pershtatshme ne te cilat duhet te kryhej demontimi i municioneve.
Tragjedia, akuza per vrasje masive
Prokuroria e Pergjithshme ka marre si te pandehur per tragjedine e 15 marsit 3 persona. Ylli Pinari, Mihal Delijorgji dhe Dritan Minxholli. Keta te fundit akuzohen nga prokuroria per veprat penale "vrasjes ne rrethana te tjera cilesuese, kunder dy ose me shume personave; ne menyre te rrezikshme per jeten e shume personave te tjere", "shkelje te rregullave te lendeve plasese, djegese dhe radioaktive". Ndersa per Pinarin prokuroria ka ngritur edhe akuzen e "shperdorimit te detyres" .