E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha, mbeshtetje nga intelektualet e BE

Kryeministri Berisha priti dje ne nje takim nje perfaqesi te Shoqates se Realiteteve dhe Marredhenieve Nderkombetare te kryesuar nga Presidenti i kesaj shoqate, Jean-Michel Fauve. Presidenti i Shoqates se Realiteteve dhe Marredhenieve Nderkombetare u shpreh se kjo vizite do t'i sherbente njohjes se realitetit te suksesshem shqiptar, pas zhvillimit te madh ekonomik, politik dhe social te vendit, si dhe per promovuar vizionin politik mbi te ardhmen e integrimit ne BE dhe ne NATO, te lidershipit shqiptar. Ai tha se Shqiperia ne syte e intelektualeve franceze eshte nje vend me nje rol shume te rendesishem, themeltar i Unionit te Mesdheut, vend kyc per stabilitetin dhe integrimin rajonal dhe mbi te gjitha, me nje tolerance te admirueshme historike, kulturore dhe fetare.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›