E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Gjobe" Ahmetit, flake makines

Tirane- Persona te paidentifikuar dyshohet se kane "gjobitur" Shefin e Qarkullimit Rrugor te Tiranes, Krenar Ahmetin duke i vene flaken makines se tij. Ngjarja ka ndodhur ne oret a para te mengjesit te djeshem, ndersa dyshohet se zjarrvenia eshte e qellimte. Burime nga policia bejne me dije se, autoret fillimisht kane sperkatur me benzine, pjesen e pasme te makines se Krenar Ahmetit. Me pas autoret e saj i kane vene flaken duke u larguar me vrap nga vendi i ngjarjes. Si pasoje e zjarrvenies automjetit i eshte djegur plotesisht prapakolpi, si dhe sediljet e pasme te saj, duke evituar edhe ne nje shperthim te mundshem.

Ngjarja

Sipas burimeve nga policia ngjarja ndodhi ne lagjen "Mihal Grameno"ne afersi te shkolles "Osman Myderyzi", poshte baneses se vete Shefit te Qarkullimi Rrugor. Ora shenonte rreth 02: 00 te mengjesit te djeshem, kur makina e Krenar Ahmetit eshte perfshire nga flaket. Kane qene disa banore te asaj lagjeje, te cilet kane pare makinen qe eshte perfshire nga flaket, duke kerkuar me pas edhe ndihme. Ne te njejten kohe edhe vete Ahmeti mesohet se sapo ka pare mjetin e tij, tip Wolsvagen Passat, e cila eshte prone e shtetit, ka lajmeruar menjehere policine, si dhe zjarrfikeset per te shuar zjarrin.

Zjarrefikeset e mberritura ne vendin e ngjarjes kane arritur te shuajne flaket, duke evituar edhe ne shperthimin e makines qe ishte parkuar poshte pallatit te Ahmetit. Nga hetimet e kryera nga policia behet me dije se flaket e zjarrit, te cilat kishin perfshire makinen kane djegur vetem prapakolpin si dhe sediljet e pasme te saj. Mesohet se policia eshte duke punuar ne identifikimin dhe me pas kapjen e autoreve te kesaj ngjarjeje. Autoret dyshohet jene dy persona. Ata mesohet te kene perdorur nje shishe benzine, me te cilen kane sperkatur pjesen pasme te makines dhe me pas i kane vene asaj flaken.

Hetimet

Policia e Tiranes ka nisur hetimet e saj ne nje piste te vetme, asaj te zjarrevienies se qellimshme. Hetuesit kane marre te dhenat e para nga vendngjarja, per te arritur qe te zbulojne identitetin autoreve. Dyshohet se zjarrevienin e makines ka qene nje "gjobe" ndaj shefit te Qarkullimit Rrugor, si pasoje e ndonje konfliktet te mundshem nga ana e shefit te qarkullimit Rrugor te Tiranes, te lindur per shkak te detyres. Shefi i Qarkullimit Rrugor te Tiranes, eshte nje prej personave qe ka hasur jo pak "probleme", gjate kryerjes se detyres se tij, ne rregullimin dhe riorganizimin ne trafikun kaotik kryeqytetas. Burime nga policia bene me dije se nuk perjashtohet mundesia e ndonje hakmarrje ndaj ndonje personi i cili eshte gjobitur nga Ahmeti, per shkelje te rregullave te qarkullimit rrugor. E si pasoje e kesaj, autoret kane preferuar te gjobisin ne tjeter forme Ahmetin. R.Caushaj

Ahmeti ne proces per veprime arbitrare

Shefi i Qarkullimit Rrugor, Krenar Ahmeti eshte i pandehur ne nje proces gjyqesor per veprime arbitrare. Ai u padit nga prokurorja e Krimeve te Renda, Elisabeta Bajri (Ymeri) per shoqerimin e saj ne komisariat pa te drejte. Po ashtu, Ahmeti eshte i paditur nga nje tjeter qytetar, Hekuran Neza, i cili e akuzon serish kete te fundit per veprime arbitrare. Mesohet se Ahmeti i ka marre ketij te fundit mjetin tip motorrciklete. Dy paditesit e Ahmetit e kane akuzuar ate, se i ka ofenduar gjate momentit te ndalimit, ndalim ky qe sipas tyre eshte kryer ne menyre te padrejte, pasi ata nuk kishin shkelur asnje rregull.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›