E Shtunë, 31 Tetor 2026

Basha, gol në fitoren e Torinos

Përveç paraqitjeve të shkëlqyeshme, Migjen Basha ka filluar ta ndihmojë Torinon edhe duke shënuar gola.

Mesfushori kosovar ka shënuar golin e parë për ‘Granatan’ e cila në shtëpi mundi Pescaran 4:2. Pas 19 xhirove të zhvilluara në Serie B, Torono renditet e para në tabelë me 41 pikë të tubuara, katër më shumë sesa përcjellësi i parë Verona që ka një ndeshje më shumë të zhvilluar.

Kështu ekipi i Bashës po ecën me hapa të sigurt drejtë rikthimit në Serie A.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›