Mehmedi kushton 3 milionë euro

Admir Mehmedi, ka zgjuar interesimin e disa klubeve evropiane pas paraqitjeve të mira me Zurichun në Kampionatin zviceran dhe me përfaqësuesen e Zvicrës.
Sipas ueb faqes calciomercato.com, klubi zviceran e vlerëson sulmuesin shqiptar në tre milion euro.
E klubet e interesuara për të si Palermo, Cesena, Fiorentina, Parma, Atalanta e Novara nga Serie A, Nurnberg nga Bundesliga si dhe Fenerbahçe nga Turqia duhet të bëjnë gati këtë shumë nëse e duan shqiptarin në radhët e tyre gjatë janarit.