E Shtunë, 31 Tetor 2026

Cana shënon në fitoren e Lazios

Lorik Cana ka shënuar golin e parë në fanellën e Lazios që prej transferimit nga Galatasaray, gjatë verës.

Mesfushori kosovar ka realizuar gol në ndeshjen kundër Lecces, e cila përfundoi me fitoren e skuadrës romake me rezultat 2:3

Reprezentuesi i Shqipërisë ka gjetur golin në kohën kur po kalon një moment të komplikuar tek ekipi romak. Cana është inkuadruar në lojë në fillim të pjesës së dytë në vend të Biavës, derisa vetëm pas tre minutave ka arritur të shënojë golin e avantazhit për Lazion 1:2.

Një minutë më vonë, reprezentuesi shqiptar është ndëshkuar me karton të verdhë, derisa ka pasur një paraqitje të mirë në këtë përballje, e cila kishte kthesa në rezultat.

Pas 14 xhirove të kaluara në Serie A, ekipi nga Olimpico zë vendin e dytë në renditjen tabelore me 28 pikë të tubuara, një më pak se Juventusi që gjendet në vendin e parë, por me një ndeshje më pak të zhvilluar.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›