E Diel, 1 Nëntor 2026

Partizani niset në Greqi, 3 javë në fazë përgatitore

Partizani la kryeqytetin dhe u nis drejt Greqisë për fazën përgatitore. 25-futbollistë dhe stafi teknik do të qëndrojnë për gati 3 javë në Grevena, në zonën e Kosturit, ku theksi do t'i vihet marrjes së ngarkesës fizike, si dhe kolaudimit të grupit. Drejtori i përgjithshëm i Partizanit, Eduard Prodani, siguroi se procesi i ndërtimit të skuadrës do të vijojë deri në fund të merkatos, pasi priten ende përforcime me lojtarë cilësorë, për të qenë rival i fortë për titullin, edhe pse duket e vështirë. 
(a.k/E.Ilnica/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›