Basha i pafajshëm, Prokuroria nuk zbatoi afatet
Autori i Lajmit: Romir Saraçi
“Durrës-Kukës”
Prokuroria e Përgjithshme nuk ka kryer hetime të vlefshme për evidentimin e abuzimeve në ndërtimin e rrugës “Durrës-Kukës”. Për më tepër Gjykata e Lartë në vendimin e saj ka deklaruar se ky hetim dhe procedurat e ndjekura nga Prokuroria për komunikimin e akuzave dhe marrjen në statusin e të pandehurit për dy të akuzuarit, vihet re dukshëm shkelja e të drejtave themelore të individit. Kolegji Penal i kryesuar nga Spiro Spiro, në vendimin e saj ka deklaruar se Prokuroria nuk ka respektuar asnjë afat hetimor dhe veprimet janë kryer në kundërshtim edhe me vendimet e Gjykatës së Shkallës së Parë. Gjykata e Lartë i ka cilësuar të pavlefshme hetimet ndaj Lulzim Bashës, ish-ministër i Transporteve dhe aktualisht ministër i Jashtëm, akuzuar për abuzime me fondet në ndërtimin e rrugës Rrëshen-Kalimash. Në seancën e djeshme, me një vendim të prerë, gjykata e ka quajtur kërkesën për gjykim të pavlefshme, duke u shprehur se hetimet e bëra pas datës 6 nëntor janë të pavlefshme. Për pasojë, edhe akti sipas të cilit ish- kreu i Transporteve, Basha, është i pandehur nuk është i vlefshëm.
Vendimi
"Hetimet për ministrin Lulzim Basha janë jashtë afateve hetimore", - është deklaruar nga Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë. Vendimi i Gjykatës së Lartë për pavlefshmërinë e akuzave ndaj Bashës është i formës së prerë. Kolegji Penal vendosi që ministri të mos jetë më i pandehur, duke hedhur poshtë kështu aktin e Prokurorisë për të. Pas një hetimi prej më shumë se një viti, Basha u akuzua nga Prokuroria e Përgjithshme për "shpërdorim detyre" dhe "favorizim në tenderë" lidhur me fondet për ndërtimin e rrugës Rrëshen-Kalimash gjatë kohës kur drejtonte Ministrinë e Transporteve dhe Punëve Publike. Dëmi i shkaktuar sipas Prokurorisë nga ish-ministri është 232 milionë euro. Vendimi i dhënë nga ky Kolegj Penal, është bazuar edhe në vendimet e mëparshme të dhëna nga Gjykata e Shkallës së Parë, Gjykata e Apelit si dhe një vendimi i Gjykatës së Lartë. Sipas këtij Kolegji Penal, që kishte si qëllim shqyrtimin e çështjes nga themeli, Prokuroria nuk ka respektuar asnjë prej vendimeve të gjykatave, duke shkelur në këtë mënyrë ligjin dhe Kushtetutën.
Argumentimi
Spiro Spiro, relatori i Kolegjit Penal, gjatë dhënies së vendimit, ka argumentuar se organi i akuzës e ka pasur të gjithë kohën e mundshme për t i zhvilluar hetimet dhe për t u komunikuar akuzat të pandehurve brenda afatit. Sipas vendimit të Gjykatës, Prokuroria ka regjistruar kryesisht procedimin penal më datën 9 mars 2007 dhe vetëm pak ditë më vonë i ka kërkuar Kuvendit të Shqipërisë heqjen e imunitetit për deputetin Lulzim Basha. Sipas vendimit, që nga koha e regjistrimit të procedimit penal për personat nën hetim e deri në kohën e komunikimit të akuzës ka qenë një kohë e gjatë. Gjithashtu, në vendimin e dhënë, relatori Spiro ka pohuar se dy aktet e ekspertimit janë përfunduar përkatësisht në datat 18 korrik 2007 dhe 29 shtator 2008. dhe pas marrjes së dy akteve të ekspertimit ka qenë e paargumentuar zgjatja e hetimeve për personat nën hetim. Në përfundim, Spiro ka pohuar se kërkesa për gjykim dhe aktet hetimore janë të pavlefshme pasi, ato nuk i janë paraqitur palës së akuzuar për të përgatitur mbrojtjen, por u janë dërguar atyre me postë ditën që është dërguar dosja në gjykatë. Kjo procedurë e ndjekur është plotësisht e jashtëligjshme, pasi Prokuroria nuk është siguruar nëse të akuzuarit janë njohur me hetimet dhe akuzat e ngritura ndaj tyre. Justifikimi i Prokurorisë për përfundimin e afateve është i pabazuar në ligj dhe i parregullt, ka pohuar relatori i Kolegjit Penal, Spiro Spiro.
Gjykata e Lartë rrëzoi rekursin e Prokurorisë
Pak ditë më parë Gjykata e Lartë është shprehur për këtë çështje, duke i rrëzuar hetimet e Prokurorisë. Gjykata e Lartë la në fuqi vendimin e gjyqtarit të Gjykatës së Shkallës së Parë, Sokol Tona. Por në këtë proces do të shqyrtohej vendimi i dhënë nga Fatmira Hajdari. Gjyqtarja Hajdari cilësoi si të pavlefshme të gjitha veprimet e organit qendror të akuzës, të kryera pas datës 6 nëntor 2006, kohë në të cilën Gjykata e Tiranës kishte urdhëruar ndërprerjen e hetimeve për abuzimet me fondet e Rrëshen-Kalimash. Më pas edhe Gjykata e Apelit e “zhveshi” nga akuzat ish-kreun e dikasterit të Transporteve. Vendimi i gjyqtarit Sokol Tona ka qenë më se i drejtë, pasi ai është lënë në fuqi nga të gjitha shkallët e gjyqësorit. Ky ishte i pari vendim që “zhveshi” ministrin e Jashtëm, Lulzim Basha, nga akuzat e “shpërdorimit të detyrës” dhe “pabarazi në tenderë” e kryer në bashkëpunim.
Ky lajm është publikuar: 11/04/2009