E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dënohen zyrtarët e Entit të Banesave për abuzime me tenderët

Autori i Lajmit: red.
Abuzimet me tenderët dhe prokurorimet publike kanë dënuar një tjetër grup zyrtarësh. Dje Gjykata e Tiranës ka dënuar pesë zyrtarë të tjerë të Entit të Banesave. Ata janë dënuar për veprën penale të “shkeljes së barazisë në tender”. Edhe për këta zyrtarë objekti i gjykimit ka qenë i njëjtë me atë të Ministrisë së Shëndetësisë. Edhe pesë zyrtarët e dënuar dje akuzohen për shkelje të bëra gjatë marrjes së një makine për llogari të këtij dikasteri. Sipas vendimit këta zyrtarë kanë bërë favorizim të një firme e cila nuk ka paraqitur ofertën më të mirë. Gjykata ka dënuar shtetasin Alfred Muçi me 300 mijë lekë gjobë, Kelment Greca me 300 mijë lekë, Majlinda Shehu, 160 mijë lekë, Aleksandër Gusho me 200 mijë lekë dhe shtetasin Albert Dybeli, 200 mijë lekë. Bashkë më këta shtetas në gjykatë është dërguar edhe Esat Seferi, i cili akuzohet për të njëjtën vepër penale. Por ende pa nisur gjykimi, ai ka kërkuar ndarjen e procesit, pasi të pandehurit e dënuar dje nga gjykata kanë pranuar shkeljen e bërë dhe kanë kërkuar gjykim të shkurtuar, ndërsa Esat Seferi nuk ka pranuar akuzën dhe ka kërkuar ndarjen e procesit gjyqësor.
Kryerja nga personi i ngarkuar në funksione shtetërore apo në shërbim publik i veprimeve në kundërshtim me ligjet që rregullojnë lirinë e pjesëmarrjes dhe barazinë e shtetasve në tenderë dhe ankande publike, për të krijuar avantazhe ose privilegje të padrejta për të tretët, dënohet me gjobë ose me burgim deri në tre vjet.

Të pandehurit

1. Alfred Muçi, 300 mijë lekë
2. Klement Greca, 300 mijë lekë
3. Majlinda Shehu, 160 mijë lekë
4. Aleksandër Gusho, 200 mijë lekë
5. Albert Dybeli, 200 mijë lekë
Ky lajm është publikuar: 11/04/2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›