E Shtunë, 31 Tetor 2026

Basha inisiatori për legalizimin e pallateve në Tiranë

Gjate fushatës elektorale, Lulzim Basha ka premtuar se brenda 6 muajve të parë që nga marrja e mandatit, do të hipotekojë pallatet e reja. “Shtëpitë e pahipotekuara do të thotë të paktën 700-800 milion euro kapital i ngrire në këtë qytet. Unë, brenda gjashtë mujorit të pare, ju jap fjalën që ky kapital do të shkrihet dhe banorët do të marrin hipotekën e banesave”, ka deklaruar Basha gjatë takimeve të njëpasnjëshme me banorët e të gjitha lagjeve në Tiranë. Pjesa më e madhe e apartamenteve te reja ne kryeqytet nuk kane marrë hipotekat, pasi u mungon leja e shfrytëzimit nga Bashkia e Tiranës. Kjo e fundit, me një urdhër të kryetarit të ri Lulzim Basha, vendosi të ofrojë bashkëpunimin me Ndërtuesit, Ministrinë e Financave, apo ALUIZNI-n, në mënyrë që ky proces të mbyllet në një kohë sa më të shpejtë. Ndihmë në procesin e legalizimeve të banesave ka dhënë edhe Ligji i Faljes. Kjo, pasi më parë ka qenë kusht shlyerja e detyrimeve tatimore. Sipas ligjit, firma ndërtuese nuk mund të aplikonte për hipotekën e pallatit, nësë kishte detyrime tatimore të papaguara. Tashmë një pjesë e mirë e këtyre detyrimeve janë falur. Sipas burimeve nga Zyra e Regjistrimeve të Pasurive të Paluajtshme, janë rreth 100 objekte në Tiranë, të cilat nuk kanë mundur të hipotekohen për shkak të barrës fiskale që kanë kompanitë e ndërtimit. Sipas të njëjtave burime, me zbatimin e Ligjit të Faljes, shumë kompani çlirohen nga taksat dhe gjobat e papaguara, çka i hap rrugën në këtë rast hipotekimit të pallateve të reja, me ndihmën e madhe të Bashkisë së Tiranës.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›