E Diel, 1 Nëntor 2026

Hebovija: Projektligji i ri shmang burokracirat për regjistrimin e pasurive

Zëvendës kryetari i Shoqatës Kombëtare të Ndërtuesëve, Ilir Hebovija, është shprehur për MAPO se projektligji për rregullimin e tregut të ndërtimit shmang burokracirat e tepërta për procesin e hipotekimit. Duke iu referuar draftligjit, Hebovija citon se procesi i legalizimit të shtesave informale në ndëtime me leje nga ALUIZNI, nuk mund të kushtëzohet me paraqitjen nga kërkuesi të dokumentave të pronësisë së truallit, të lëshuara nga ZRPP-ja. Sipas tij, ALUIZNI, pavarësisht nëse veprimet me pasuritë në pronësi private që përbëjnë sheshin e ndërtimit janë të kufizuara, dhe për to nuk mund të lëshohet dokument pronësie, duhet të pocedojë me lëshimin e lejeve të legalizimit për shtesat informale. Po duke iu referuar projektligjit, regjistrimi i objekteve me leje ndërtimi apo leje legalizimi, nuk kushtëzohet me paraqitjen në ZRPP, të vërtetimeve të lëshuara nga administrata tatimore, me të cilat provohet shlyerja e detyrimeve tatimore apo taksore të subjektit investitor apo ndërtues të objektit. Dhe ZRPP-ja është e detyruar, që sa herë paraqiten kërkesa për regjistrim objektesh shumëkatëshe me leje ndërtimi dhe/ose legalizimi, të njoftojë administratën tatimore, duke i vënë në dispozicion të dhëna të mjaftueshme që identifikojnë investitorin, ndërtuesin dhe objektin, por pa pezulluar procedurën e regjistrimit. Kjo procedurë, nuk e pengon administratën tatimore që bazuar të marrë masat për vjeljen e detyrimeve tatimore.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›