Basha, kryetar i Shoqatës së Bashkive

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha, ka thënë se, është e domosdoshme bashkëpunimi mes të zgjedhurve vendorë.
Basha sot është zgjedhur kryetar i Shoqatës së Bashkive të Shqipërisë në Asamblenë Zgjedhore.
“Pavarësisht në siglën e cilës parti kemi kandiduar e fituar, qoftë në siglën e maxhorancës apo opozitës, synimi është dhe mbetet i njëjtë, tu shërbejmë sa më mirë qytetarëve tanë, u shpreh kryebashkiaku i Tiranës.
Basha tha se, problemet me të cilat ndeshemi janë nga më të ndryshmet, prandaj duke lenë më një anë ndasitë politike, të paktën në këtë forum, duke u bashkuar tek ajo që ne e dimë se na bashkon, dëshira për tu shërbyer sa më mirë qytetarëve dhe të hartojmë projekte të përbashkëta, pra të realizojmë shërbimin më të mirë ndaj qytetarëve tanë, pavarësisht se ku jetojnë.
Ai shprehu vendosmërinë e tij për të bashkëpunuar me të gjithë të zgjedhurit vendorë, pavarësisht se cilën forcë politike përfaqësojnë.
I mandatuar si Kryetar i Shoqatës së Bashkive të Shqipërisë, Basha u bëri thirrje përfaqësuesve të opozitës, të bashkëpunojnë dhe të marrin vendet që u takojnë, atë të nënkryetarit të Shoqatës si dhe gjysmës së anëtarëve të kryesisë. Basha u shpreh i bindur se, me ndihmën e partnerëve, shoqata do të funksionojë në parametrat më të mirë, të pjesëmarrjes së të gjithë të zgjedhurve vendorë. /E.L/