Basha, ligjërisht kreu i ri i Bashkisë së Tiranës

(E plotësuar )Lulzim Basha është ligjërisht kreu i ri i Bashkisë së Tiranës.
Gjykata e Tiranes pas kërkesës së paraqitur nga ana e Avokates së zotit Basha zonjës Erinda Ballanca, vendosi sot në favor të tij, duke i njohur mandatin për drejtimin e Bashkisë së Tiranës.
Vendimi u dha nga gjykatësja, Elbana Lluri.
Nëpërmjet këtij vendimi, Gjykata e Tiranës ka njohur vendimin e dhënë me 8 korrik nga Kolegji Zgjedhor, ku shpallej fitues kandidati demokrat, Lulzim Basha me 93 vota me shume, kundrejt kandidatit tjetër, Edi Rama.
Sipas procedurës që parashikon ligji për pushtetin lokal, kreu i bashkisë më të madhe në vend, pajiset me një vërtetim të tillë, që tregon se procesi i ankimimit në Kolegjin Zgjedhor të Gjykatës së Apelit ka përfunduar dhe ai mund të nisë detyrën, me konstituimin edhe të Këshillit Bashkiak.
Avokatët e Bashës, që kanë depozituar dy ditë më parë kërkesën në gjykatë, i janë referuar Ligjit “për organizimin dhe funksionimin e pushtetit vendor”, në të cilin saktësohet, se mandati i kryetarit të Bashkisë apo komunës vërtetohet nga Gjykata.
“Mandati i kryetarit të komunës ose bashkisë vërtetohet nga Gjykata, në juridiksionin e së cilës përfshihet komuna ose bashkia përkatëse, brenda 20 ditëve nga data e shpalljes së rezultatit të zgjedhjes së tij”, thuhet në pikën e parë të nenit 40 të këtij ligji.
Së bashku me padinë, përfaqësuesit e Bashës kanë dorëzuar në Gjykatë edhe vendimin e fundit të Kolegjit Zgjedhor, vendimin e KQZ-së që shpall kandidatin demokrat fitues me 93 vota më shumë si dhe tabelat për secilën KZAZ të Tiranës me rezultatin përfundimtar për të gjitha qendrat e votimit. /abcnews/
Sot vendoset për mandatin e Bashës
Gjykata e Tiranës pritet që sot të vendos për kërkesën e kryetarit të ri të Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha, për vërtetimin e mandatit, para se të marrë zyrtarisht postin e ri.
Do të jetë gjykatësja Elbana Lluri, ajo që do të deklaroje vendimin lidhur me këtë kërkesë.
Sipas procedurës që parashikon ligji për pushtetin lokal, kreu i Bashkisë me të madhe në vend, pajiset me një vërtetim të tillë, që tregon se procesi i ankimimit ne kolegjin zgjedhor te gjykatës se Apelit ka përfunduar dhe ai mund të nisë detyrën, me konstituimin edhe te këshillit bashkiak.
Avokatët e Bashës, që kanë depozituar dy ditë më parë kërkesën në gjykatë, i janë referuar Ligjit “për organizimin dhe funksionimin e pushtetit vendor”, në të cilin saktësohet se mandati i kryetarit të Bashkisë apo komunës vërtetohet nga Gjykata.
“Mandati i kryetarit të komunës ose bashkisë vërtetohet nga Gjykata, në juridiksionin e së cilës përfshihet komuna ose bashkia përkatëse, brenda 20 ditëve nga data e shpalljes së rezultatit të zgjedhjes së tij”, thuhet në pikën e parë të nenit 40 të këtij ligji.
Së bashku me padinë, përfaqësuesit e Bashës kanë dorëzuar në Gjykatë edhe vendimin e fundit të Kolegjit Zgjedhor, vendimin e KQZ-së që shpall kandidatin demokrat fitues me 93 vota më shumë si dhe tabelat për secilën KZAZ të Tiranës me rezultatin përfundimtar për të gjitha qendrat e votimit.
Rama: Nuk ia dorëzoj bashkinë Bashës
Kryetari i PS, Edi Rama ka deklaruar në emisionin “Top Story” në Top Channel, se nuk ka ndërmend t’ia dorëzojë bashkinë e Tiranës Lulzim Bashës.
“Unë nuk di të ekzistojë ndonjë njeri i arsyeshëm që të pohojë se gjëja e vjedhur mund të dorëzohet me procesverbal. Nuk e di sesi kjo mund të merret me mend, por di të them që për ne rezultati është i grabitur në tavolinë dhe i vulosur nën tavolinë”, ka theksuar Rama.
Kreu i PS ka theksuar se ai dhe opozita që drejton nuk kanë ndërmend të pranojnë rezultatin, sipas tij, të deformuar mbi dhe nën tavolinë.
“Ai nuk është rezultati i zgjedhjeve të Tiranës, por i vjedhjes së zgjedhjeve të Tiranës dhe si i tillë për ne është një rezultat që çon kanakarin e Saliut në bashki, por që neve as nuk na shkon ndërmend ta pranojmë”, ka nënvizuar Rama.