E Shtunë, 31 Tetor 2026

Refuzojnë të dëshmojnë

Nga Express më 15 korrik 2011 në ora 13:43

Në pjesën hyrëse të dokumentit përmbledhës të para seancave gjyqësore të paraqitur nga mbrojtja e Haradinajt, siguruar nga “Radio Dukagjini”, saktësisht aty ku flitet për provat e reja thuhet se prokuroria ka kërkuar që të thirren dy dëshmitarë të cilët kanë qenë të ftuar të dëshmojnë edhe më parë , Shefqet Kabashi dhe Dëshmitari 80.

Që të dy këta refuzuan që të dëshmojnë në gjykim ndërkohë që kanë deklaruar se do të refuzojnë edhe në rigjykim Një gjë të tillë e konfirmon edhe avokati mbrojtës i Haradinajt, Michael O’Reilly.

“Ai ( Shefqet Kabashi) ka refuzuar të dëshmoj herën e kaluar ai ka thënë se refuzon të dëshmoj edhe kësaj here”, tha O’ Reilly.

Dëshmitari i mbrojtur 80 është kontradiktor në shumë çështje madje edhe në çështjet kyçe. Dëshmia e tij ka shenja të dallueshme trillimi. Për më tepër Dëshmitari 81, i cili sipas prokurorisë plotëson atë çfarë ka deklaruar dëshmitari 80, por e gjithë kjo ka efekt të kundërt.

Dëshmia e tij dallon në aspektin faktik nga versioni që ka deponuar dëshmitari i ri i mbrojtur i quajtur 81, dhe kështu provat që ata përmendin bien në kundërshti me njëra tjetrën. Bile, në një deponim gojor të mëvonshëm Dëshmitari 81 tërhoqi pjesë të rëndësishme të deklaratës së tij të parë dhe ka bërë një varg ndryshimesh nga ato që i ka thënë më herët.

Sipas mbrojtjes kjo dëshmi duhet refuzuar . Kjo dëshmi nuk është e sigurt dhe në asnjë mënyrë nuk e bënë z. Haradinaj përgjegjës për krimet e supozuara në Jabllanicë.

Prokuroria po ashtu kërkon që të përfshihen edhe dëshmitarët e tjerë të mbrojtur siç janë Dëshmitari 75 dhe 76 që deklarojnë se kanë qenë prezent në Jabllanicë, por asnjeri prej tyre nuk e ka pare Haradinajn ne Jablanicë dhe dëshmitë e tyre mund te konsiderohen te vjetruara.

Avokati O’Reilly thekson se i mbetët dhomës së apelit të vendos se cilët dëshmitar janë të pranueshëm e cilët jo, madje sipas tij kjo edhe mund ta zgjas procesin ndaj Haradinajt në përgjithësi. Mbrojtja e Hardinjat ne dokumentin përmbledhës të para seancave përqendrohet dhe ndahet në dy pjesë, Pretendimet për veprime të përbashkëta kriminale dhe akuzat e të gjashtëve të Jabllanicës. (indeksonline)

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›