Erikson, prane Portsmuthit
Trajneri suedez, Sven Goran-Erikson eshte prane rikthimit ne Premier Lige. Ai mund te rikthehet per te drejtuar ekipin e Portsmuthit. Behet e ditur se kane nisur bisedimet mes paleve, per nje marreveshje te mundshme. Portsmuthi largoi javen e shkuar Toni Adams, per shkak te rezultateve te dobeta. Sipas medieve angleze, qe i referohen drejtuesve te Portsmuthit, pritet edhe nje takim i fundit, per t'u arritur marreveshja. "Dy palet kane diskutuar per nje marreveshje te mundshme dhe jane takuar tre here, deri tani." E ardhmja e Erikson ne stolin e Meksikes eshte vene ne dyshim, per shkak te humbjes se fundit qe i shkaktoi SHBA, 2-0. Me kete humbje Meksika mund te rrezikoje kualifikimin ne boteror.