Zhdukja e Hoxhës, dëshmon ish- SHIK-asi
Në Gjykatën e Krimeve të Rënda vazhdojnë dëshmitë për zhdukjen e biznesmenit shqiptaro- maqedonas, Remzi Hoxha në 1995. Ish drejtori i komanduar i SHIK-ut: Deklarimet e Ziso Kristopulit ishin të vërteta.
TIRANE- Ilir Cenollari, ish drejtori i komanduar i SHIK-ut ishte sot dëshmitar në seancën gjyqësore ndaj Arben Sefgjinit, Ilir Kumbaros, Budjon Meces dhe Avni Koldashit.
Ata akuzohen për zhdukjen e biznesmenit shqiptaro- maqedonas, Remzi Hoxha në 1995. Gjatë dëshmisë në Gjykatën e Krimeve të Rënda Cenollari tha se në vitet 1998- 1999 kishte marrë kontakt me Ziso Kristopulin i ili i shoqëruar nga punonjës të SHIK donte të bënte kallzim pasi ishte keqtrajtuar nga SHIK.
Cenollari dëshmoi se atëherë ishin bërë verifikimet në terren dhe ishte konstatuar vërtetësia e deklarimeve të Kristopulit, madje së bashku kishin shkuar në Vain të Lezhës ku vetë Ziso Kristopuli kishte pohuar se e kishin sjellë pikërisht në atë vend.
Ish shofer në SHIK, në kohën e rrëmbimit të biznesmenit Remzi Hoxha, Hasi Terziu dhe Maksim Kroji ,punonjës i pularisë së Kristopulit ishin dëshmitarët e tjerë të kësaj seance. Për krimin e kryer gati 14 vjet më parë në bankën e të akuzuarve janë të ulur 3 ish SHIK-as dhe gjyqi zhvillohet në Gjykatën e Krimeve të Rënda këtu në Tiranë, Arben Sefgjini, Ilir Kumbaro, Budjon Mece dhe Avni Koldashi.
Veç zhdukjes së biznesmenit shqiptaro-maqedonas, mbi supet e ish-shikasve, rëndojnë dhe akuzat e rrëmbimit dhe torturimit të Ziso Kristopullit dhe Avdyl Loshajt. Remzi Hoxha u mor peng më 21 tetor 1995 dhe që prej asaj kohe nuk u mësua asgjë për fatin e tij. Prokuroria akuzon ish-punonjësit e SHIK-ut, se e kanë torturuar dhe më pas zhdukur atë. Mes dëshmitarëve në këtë proces ishte edhe Gjenerali Agim Shehu, ish- drejtor Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, njëkohësisht ish- zëvendësministër i Brendshëm dhe Fatos Klosi ish shefi i SHIK.
(s.g/BalkanWeb)