E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fermerët: Qeveria "stop" importit nga Maqedonia

Fermeret e nje fshati te Korces shprehen se po rrënohen ekonomikisht, pasi në magazinat e tyre ka mbetur stok një sasi prej 500 ton patatesh. "Nuk është normale që importohen tonelata patatesh nga Maqedonia", shprehe ata te indinjuar 

KORÇE - Mbi 200 fermerë në fshatin Zvirinë të Korçës protestojnë dhe njëkohësisht i bëjnë apel qeverisë që t'u jepet fund politikave favorizuese të mallrave të importit në dëm të prodhimeve bujqësore vendase. Sic ben te ditur sot Gazeta Shqiptare, fermeret shprehen se po rrënohen ekonomikisht, pasi në magazinat e tyre ka mbetur stok një sasi prej 500 ton patatesh. Fshati Zvirinë ndodhet rreth 25 kilometra larg qytetit të Korçës. Banorët e tij jetojnë kryesisht me kultivimin e patates, ndërsa si kurrë më parë i gjithë prodhimi i tyre ka mbetur stok dhe është duke u kalbur. "Ky është një skandal i vërtetë. Ministria e Bujqësisë dhe qeveria duhet të marrin masa të menjëhershme dhe jo të bëjnë sehir. Nuk është normale që importohen tonelata patatesh nga Maqedonia, ndërsa ne nuk arrijmë prodhimet tona", - thonë fermerët. Ata kërcënojnë se në rast se nuk do të zgjidhet problemi i tyre, do të hidhen në protestë si dhe do të bllokojnë rrugën nacionale.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›