E Shtunë, 31 Tetor 2026

Basha mbetet fituesi i Tiranës

Nga Express më 03 qershor 2011 në ora 20:34

(E plotësuar) Kolegji Zgjedhor rrëzoi kërkesën e Partisë Socialiste për pavlefshmërinë e vendimeve të KQZ në datat 18 dhe 23 maj.

Në seancën që rinisi para pak çastësh, relatori i cështjes i ka dhënë të drejtë Komisionit për numërimin e fletëve të gabuara, te cilat çuan kandidatin demokart Lulzim Basha me 81 vota para. Pas vendimit janë larguar menjëherë përfaqësuesit ligjorë të partive, si të asaj socialiste, ashtu edhe të asaj demokratike.

Kolegjit i janë dashur rreth tre orë për të administruar provat e paraqitura nga PS dhe ato të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, që konsistonin në tabelat e KZAZ-ve.

Avokatët e PS e argumentuan kërkesën e tyre me pretendimin se vendimet e KQZ janë akte normative, për të cilat kërkohet një shumicë e cilësuar prej 5 dhe jo 4 votash. Por relatori Tom Ndreca e ka hedhur poshtë këtë argument, duke lënë në fuqi numërimin e bërë nga KQZ.

Kolegji tërhiqet për të marrë vendim

Kolegji Zgjedhor në Shqipëri menjëherë pas nisjes së seancës së pasdites është tërhequr për të marrë vendim pasi të administrojë provat e padisë së PS e cila ka kërkuar pavlefshmërinë e vendimit që KQZ ka marrë me 23 maj.

Kolegji do të administrojë provat e padisë së PS e cila ka kërkuar pavlefshmërinë e vendimit që KQZ ka marrë me 23 maj, ku ka rezultuar fitues kandidati i PD Lulzim Basha me 81 vota më shumë se kandidati i majtë Edi Rama.

Përfaqësuesit i PD Ivi Kaso është shprehur se nuk është i nevojshëm administrimi i provave nga kolegji, pasi KQZ ka marë thjesht rolin e KZAZ për Tiranën.

Drejtoresha juridike e KQZ- së Dëshira Pasko deklaroi se vendimi është marrë në përputhje të plotë dhe ka kërkuar rrëzimin e padisë së PS.

Nga ana e tij deputeti socialist Damian Gjiknuri i cili mbështet kërkesën e PS e cila kërkon si provë vendimin 167 të KQZ që sipas tyre nuk ka vepruar si KZAZ, ka theksuar faktin se Kolegji Zgjedhor i ka të gjitha provat për të marrë një vendim.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›