Basha me gazetarë gjerman, prioritet zhvillimi ekonomik
TIRANË-Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha, zhvilloi një takim me përfaqësues të mediave më prestigjoze gjermane “Frankfurter Allgemeine Zeitung", “Tagesspiegel", “Märkische Allgemeine Zeitutng", “Berliner Zeitung”, gazet¸s ekonomike “Handelsblatt", revist¸s "Spiegel online", stacioneve televizive “West Deutsche Rundfunk" dhe “Mittel Deutscher Rundfunk", filiale të ARD-së, “Deutschland-Berlin-Brandenburg" (DBB), radios "RBB", si dhe kryetarja e Klubit të Shtypit të Berlinit dhe përfaqësues të Dhomës Gjermane të Industrisë dhe Tregtisë.
Në këtë takim, Basha e njohu grupin e gazetarëve gjermanë me projektet e tij për zhvillimin e Tiranës, ku zhvillimi ekonomik, punësimi dhe përmirësimi i cilësisë së jetës, janë fokusi kryesor.
Basha nënvizoi se Plani Urbanistik i Tiranës, do të jetë garanti i një zhvillimi të qëndrueshëm të Tiranës. Hartimi i këtij plani, i cili i ka munguar Tiranës për 22 vjet, po bëhet nga ekspertët më të mirë në vend. Zoti Basha bëri të ditur se në javët e para të muajit maj, drafti i detajuar i Planit Rregullator të Tiranës do t’i dorëzohet Grupit Strategjik, për një vendimmarrje të parë, që do t’i hapë rrugën procesit të konsultimit me publikun, për tre muajt në vazhdim. Ky plan, sipas Bashës, do të ketë në qendër respektimin e pronës private.
Ai u ndal në projektin e zgjatimit të bulevardit dhe rehabilitimit të lumit të Tiranës, një projekt që prek 20 % të territorit të Tiranës. Shtatë studio, ndër më të mirat në botë, mes të cilave edhe gjermane, morrën pjesë në këtë konkurs. Një juri me personalitete ndërkombëtare përzgjodhi dy studio, të cilat vazhdojnë të jenë ende në konkurim dhe pritet që së bashku me miratimin nga grupi strategjik, të draftit të parë të Planit Rregullator, të përzgjidhet edhe fituesi i këtij konkursi në mes të këtij muaji.
Basha i njohu gazetarët gjermanë edhe me dy projekte të tjera strategjike, ndërtimin e terminalit multimodal të pasagjerëve dhe dy linjave të tramit, për të cilat ka një interes të madh. Këto projekte strategjike janë një mundësi e mirë, sipas zotit Basha, për të thithur investitorë të huaj, por edhe për më shumë mundësi punësimi.
"Përmirësimi i cilësisë së jetës, përmes shtimit të hapësirave të gjelbëra, është një tjetër objektiv i Bashkisë së Tiranës", tha Basha. Ai bëri të ditur synimin për të dyfishuar në katër vite, hapësirat e gjelbëra në kryeqytet.
Basha i njohu me masat konkrete të marra nga administrata e tij, për përmirësimin e klimës së biznesit, si heqjen e 60 tarifave dhe uljen e taksave bashkiake, masat për nxitjen e investimeve vendase dhe të huaja, reduktimin e lejeve dhe licencave si dhe ngritjen e një sporteli unik për aplikimin për to. Në funksion të rritjes së punësimit, si prioritet kryesor të Bashkisë së Tiranës, Basha bëri të ditur se me vendim të Këshillit Bashkiak, do të operojë pa taksë për një periudhë katër vjeçare çdo biznes që punëson mbi 50 punonjës.
“Pjesëmarrja e qytetarëve në vendimarrje dhe rritja e transparencës është një tjetër prioritet", tha Basha. Ai u bëri të njohur gazetarëve gjermanë, se një ditë në javë ai takon qytetarë të shumtë, sikundër me një axhendë të mirëpërcaktuar, të gjithë drejtorët dhe shefat e sektorëve presin, dëgjojnë problemet dhe shqetësimet e qytetarëve të Tiranës.
Qytetarët e Tiranës, sipas Bashës, janë dhe pjesë e vendimmarrjes. Ata dhanë një kontribut të rëndësishëm në konsultimet për buxhetin e vitit 2012, për përzgjedhjen e projektit të bulevardit dhe rehabilitimin e lumit të Tiranës, përmes shprehjes së mendimit të tyre dhe sugjerimeve, për rreth 2 muaj, ndërsa së shpejti nis konsultimi përmes shprehjes se mendimit te tyre.
(d.b/BalkanWeb)