Vlorë, arrest me burg për 4 të arrestuarit e operacionit “Batica”
“Arrest me burg”, kjo është masa e përcaktuar nga Gjykata e Vlorës për 4 personat e arrestuar nga operacioni "Batica", një ditë më parë.
Shtetasit Skënder Azem Gockaj, 42 vjeç, Julian Shabani, 31 vjeç, Adnand Xhelili, 42 vjeç dhe Erjon Sadikaj, 29 vjeç u arrestuan pasi ishin shpallur në kërkim nga Interpol Roma si pjesëtarë të një organizate kriminale me tendence trafikimin e lëndëve narkotike.
Arrestimi i këtyre shtetasve që mbikqyreshin prej mëse 1-muaji nga shërbimet e policisë, u krye nga njësitë e specializuara të Drejtorisë së Policisë Qarku Vlorë, në të njëjtën kohë mbrëmjen e djeshme, pasi në ngarkim të tyre Gjykata e Penale Lecce, Itali ka lëshuar urdhër-arrestet ndërkombëtare për veprat penale "Trafikim lëndësh narkotike" dhe "Pjesëmarrje në grupe kriminale".
Shtetasit e mësipërm dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë trafikuar nga Shqipëria në Itali një sasi të konsiderueshme droge (Cannabis sativa dhe heroinë) c` ka rezultuar nga hetimet intensive të kryera gjatë periudhës 1 Janar 2009 deri më 5 Shkurt 2010 nga autoritet ligjzbatuese.
Ndërkaq pritet ekstradimi i tyre drejt shtetit fqinj, Italisë.